Nga Prof. Dr. Lufter Xhuveli
Profesor Emeritus
Integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian (BE) është një proces pa kthim i cili ka hyrë në etapën e tij të fundit. Kur do të jetë Shqipëria anëtare e BE-së ? Qeveria ka vënë si kufi vitin 1930. Ky është një objektiv i guximshëm dhe urojmë që kjo të ndodhë. Por kjo nuk varet vetëm nga Shqipëria. Me vendimmarrjen e pranimit nga vendet anëtare dhe strukturat drejtuese të BE-së, mpleksen një sëreë faktorësh siç janë: gjëndja ekonomike dhe stabiliteti politik i vetë BE-së, zgjidhja e dilemës në se vendet e Ballkanit Perëndimor do të pranohen në BE në grup apo veçmas seicili shtet, si dhe situatat gjeopolitike dhe zhvillimi I ekonomisë globale.
Po cila është tablloja e sotme e Bashkimit Europian?
Vendet e Bashkimit Europian kanë arritur një nivel të lartë të zhvillimit ekonomik, të mirëqënies dhe të nivelit të jetesës për qytetarët e tyre. Por Europa e sotme nuk e ka më shkëlqimin e dikurshëm. Ajo është e ngërthyer nga probleme të shumta. Mario Draghi, ish kryeministër I Italisë dhe një nga mëndjet më të ndritura të ekonomisë europiane, në raportin e tij prej 400 faqesh, të titulluar “E ardhmja e konkurrueshmërisë europiane”, te paraqitur më 9 shtator 2024 në Komisionin Europian, e vlerëson ekonominë europiane “të plogësht dhe në stagnacion” për të cilën kërkohet një “strategji për ta reformuar dhe rinovuar”.Ndërsa Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, në dokumentin “Udhëzuesi politik 2024-2029 I komisionit Europian “Von der Leyen II”, thekson se jetojmë në një kohë “të ankthit dhe pasigurisë” dhe njerëzit janë “të shqetësuar se Europa shpesh nuk është mjaftueshmërisht e shpejtë”. Të gjitha këto shqetësime shprehet Ajo “janë reale dhe legjitime dhe ne duhet tu përgjigjemi”.BE-ja I ka përcaktuar tashmë trefushat e saj prioritare të rimëkëmbjes që do tëjenë: 1- mbyllja e hendekut që ndan Europën me SHBA dhe Kinën në fushën e inovacionit, sidomos në teknologjitë e avancuara. 2- Plan I përbashkët veprimi për dekarbonizimin dhe konkurueshmërinë dhe 3- Rritja e sigurisë dhe reduktimi I vartësisë.
Në këtë situatë, natyrshëm lind pyetja: sa të gatëshme do të jenë vendet e BE-së për një zgjerim të shpejtë, gjë që momentalisht do të rriste kostot dhe barren e vendeve të tyre? Shpesh kur vizitojnë Shqipërinë, përfaqësues të niveleve te ndryshme të BE-së, bëjnë deklarata shpresëdhënëse në lidhje me pranimin e vendit tone në BE. Natyrisht deklarata të tilla janë të mirëpritura, por jo gjithnjë ato gjejnë miratimin e vendeve anëtare, miratim I cili është I domosdoshëm në rastin e pranimit të anëtarëve të rinj. Në këtë tabllo kanë ndikim jo të vogël edhe situatat gjeopolitike, krizat eventuale financiare, zgjedhjet parlamentare ne vëndet e BE-së, apo dhe më tej. Ndikim kanë sidomos konfliktet e armatosura përrreth rajonit tone (sic janëaktualisht lufta në Ukrainë e në Lindjen e Mesme), nevoja akoma për gazin rus, përballimi I agresivitetitkonkurrues të ekonomisë kineze, raportet politike dhe tregtare BE-SHBA, stabiliteti politik I vendeve të Ballkanit, e faktorë të tjerë.
Këto sfida e probleme të vetë Bashkimit Europian, nuk e errësojnë perspektvën europiane te Shqipërisë. Në rastin më të keq atomund ta vonojnë disi, por nuk mund ta pengojnë. Sigurisht që integrimi do të ndodhë. Dhe për këtë ne duhet të përgatitemi se nuk kemi shumë kohë përpara. Për kryerjen e reformave, ristrukturimin dhe përgatitjen e ekonomisë për tu integruar në BE, Shqipërisë nuk besoj se I mbeten më shumë se 6-9 vjet.
Pranimi në BE, jo rrallë here, nga politikanë naivë e të paditur, apo media të vecanta, paraqitet si një moment triumfi, ku nën tingujt e fanfarave do të parakalojmë mbi tapetin e kuq dhe me lugë në brez, do të marrim pjesën tonë nga torta e ekonomisë europiane. Historia e vendeve që janë anëtarësuar në BE para nesh, tregon se nuk është aspak kështu. Futja në BE I ka të dyja anët e medaljes. Nga njera anë hapen perspektiva të reja të prosperitetit dhe zhvillimit ekonomik. Potencialisht krijohen mundësi zhvillimi që nuk I kemi patur deri më sot. Do të varet nga ne, në se këto mundësi do te kthehen në realitet.Nga ana tjetër, Shqipëria do të duhet të përballet me një sërë sfidash, të cilat, po qe se nuk do të njihen, vlerësohen dhe trajtohen në përmasat, thellësinë dhe në kohën e duhur, mund të sjellin pasoja dhe trauma të pariparueshme ekonomike dhe sociale.
Bujqësia: “Thembra e Akilit” të ekonomisë shqiptare

Sfidat tona janë shumëdimensionale dhe prekin tëgjithë sektorët e ekonomisë , të kultures e te jetës.Ato kanë të bëjnë me arritjen e standardeve europiane dhe krijimin e klimës së përshtatëshme për respektimin e vlerave themelore të BE-së që janë: prosperiteti dhe mireqënia ekonomike, barazia,liria, paqja dhe demokracia në një mjedis të qëndrueshëm.
Një nga sfidat më të mëdha të integrimit të shqipërisë në BE është përballimi i konkurrencës nga mallrat e importuara. Sektorët prodhues. dhe në radhë të pare produktet bujqësore dhe ushqimore do të gjenden nën një trysni të papërballueshmë nga produktet e vendeve te BE-së, të cilat janë prodhuar nga ekonomi me redimente të larta, që përdorin një teknologji shumë më të përparuar se ekonomitë tona, me shkallë shumë më të larte mekanizimi dhe automatizimi, me nivele të larta të subvencioeve shtetërore, me infrastrukture rurale më të përparuar, dhe me kushte më të përshtatëshme marketimi dhe transporti. Rezultati: kosto më e ulët prodhimi, ndërsa në shitje,cmime me të ulëta se mallrat tona. Perfundimi: konkurrim dhe falimentim I shumë prej ekonomive bujqësore shqiptare.
Për të mos e lejuar që kjo të ndodhë (falimentimi), apo për ta minimizuar atë, do të duhet që për periudhën deri në anëtarësim, dhe më tej, për zhvillimin e bujqësisë, të hartohen dhe zbatohen politika mbështetëse me një qasje shumë më pozitive dhe largpamëse se deri tani.
Cili është vendi I bujqësisë në ekonominë shqiptare?
Edhe pse ka disa përparime, dhe janë krijuar disa pole relativisht të mira prodhimi, si shtimi I sipërfaqeve të serave, krijimi I disa ekonomive të specializuara të perimeve për eksport (rasti I Divjakës), apo krijimi I disa fermave blegtorale me teknologji të përparuar, krijimi I blloqeve me drufrutorë me teknologji modern si në Korçë, këto njësi prodhimi, me gjithë problemet dhe vështirësitë e shumta që kanë, përfaqësojnë vetëm një pjesë fare të vogël, të rreth 350 mijë fermave bujqësore ekzistuese.
Në “Strategjinë e Gjelbër” të bujqësisë, e cila u miratua nga qeveria në vitin 1998, bujqësia është shpallur si prioritet I ekonomisë shqiptare. Fatkeqësisht edhe pse në zonat rurale banon rreth 40 përqind e popullsisë së vendit dhe bujqësia kontribuon me 16-18 përqind të GDP-së (prodhimi I Përgjithshëm Bruto), ajo nuk është më një sektor prioritar I ekonomisë siç I takon të jetë. Edhe pse në tëresi buxheti I shtetit shkon duke u rritur nga viti në vit, në vitet e fundit buxheti për bujqësinë, siç e tregojnë shifrat, jo vetëm që nuk është të rritur, por në të kundërt, fatkeqësisht po shkon duke u ulur.
Viti 2023: 2.2% e buxhetit total
Viti 2024: 1.92% e buxhetit total
Viti 2025 (P/buxhet): 1.77% e buxhetit total
Për vitin 2025 në projekt buxhetin e publikuar, për bujqësinë janë parashikuar vetëm 146 milion Euro nga 8.22 miliard Euro që është parashikuar të jetë I gjithë buxheti I shtetit. Si është e mundur që sektori bazë I ekonomisë të financohet shumë më pak se një copëz rrugë? E gjithë autostrada Thumanë-Kashar 21 km e gjatë, ka kostuar 271 milion Euro!! Si mundet që për gjithë bujqësinë shqiptare, për një vit të tërë të parashikohen fonde sa për 11 km rrugë ??!!
Shifrat dhe faktet flasin vetë. Me këtë nivel financimi të bujqësisë, me këtë trend, Shqipëria jo vetëm nuk do të jetë në gjendje të përballojë konkurrencën e vendeve të Bashkimit Europian, por as të vendeve tërajonit, duke filluar nga Maqedonia e Veriut e Kosova dhe deri te Serbia, të cilat japin një mbështetje shumë më tëmadhe për bujqësinë e vendeve të tyre. Pa bujqësi të zhvilluar nuk mund të ketë Shqipëri të zhvilluar, ca më tepër, turizëm dhe agroturizëm të zhvilluar.
Të ndalet rrënimi i mëtejshëm i blegtorisë
Është tronditës fakti që sektori I blegtorisë ka marrë të tatëpjetën dhe akoma nuk po duken shenja për ta ndalur këtë turravrap shkatërrimtar.
Të gjithë jemi dëshmimtarë të rritjes së çmimeve skandaloze te djathit, të qumështit, mishit apo nenprodukteve të tyre. Mijra ton mish importohen çdo vit nga të katër anët e botës. Qindra ton qumësht pluhur importohen nga vendet e rajonit tone dhe të Bashkimit Europian, duke ndikuar në rritjen e çmimeve dhe uljen e cilësisë. Qytetarët të surprizuar nga çka po ndodh natyrshëm pyesin: si është e mundur të ndodhë kjo në vendin tonë, kur dihet qe jemi një vend me traditë shumëshekullore në mbarështrimin e blegtorisë, dhe mundësitë e zhvillimit të saj janë të mëdha?
Shkaku? Ka 15 vjet në mos më shumë, që numri I krerëve të blegtorisë, dhe sasia e prodhimeve blegtorale, për fat të keq po ulet progresivisht. Mjafton të shikojmë vitet e fundit:
Nr. i krerëve të lopëve
- 2021 v. 2022 v. 2023
Në mijë krerë
289 278 261
Prodhimi I qumështit
Në mijë ton 1.013 970 901
Në vitin 2015 nga lopët janë prodhuar 349 mijë ton më shumë se në vitin 2023 ?!
Nr. I krerëve të deleve V. 2021 v. 2022 v. 2023
Në mijë krerë
1.174 1.116 1.085
Me të drejtë lind pyetja ku po vemi kështu? Si dhe kur do të ndalet kjo e keqe? E vetëmja rrugë është përballja me sfidat dhe guximi për të ndërmarrë ndryshime radikale për tu bërë më productive.
Ndalimi I këtij trendi katastrofik është urgjent. Strukturat politikbërëse dhe ato vendimmarrëse te vendit tonë, me një studim të shpejtë dhe jo të përgjumshëm profesional, kërkohet të ndërhyjnë shpejt, pa vonesë dhe në menyrë energjike, që në projekt buxhetin e vitit 2025, duke parashikuar incentiva dhe politika mbështetëse të konsultuara me përvojën europiane dhe politikat e CAP (Politikat e Përbashkëta Bujqësore). Shqipëria ka specialistë shumë të mire të blegtorisë dhe kapacitete intelektuale të cilët mund te japin propozime të vlefshme për të realizuar kthesën edëshiruar pa humbur shumë kohë. Varet se sa do të vlerësohet mendimi I tyre.
Cili është qëndrimi I BE-së për bujqësinë ?
Bujqësia dhe zhvillimi rural, që nga momenti I krijimit të Bashkimit Europian e deri më sot, përbën një nga shtyllat apo motorrët kryesorë të ekonomisë europiane. Në “Udhëzuesin Politik 2024-2029”, Ursula von der Leyen thekson se “Bujqësia është një pjesë thelbësore e mënyrës sonë të jetesës europiane dhe kështu duhet të qëndrojë”.
Prej shumë dekadash, në Bashkimin Europian funksionon instrumenti i quajtur ‘Politika e Përbashkët Bujqësore ose CAP (Common Agricultural Policy). CAP financon dhe mbështet me subvencione dhe incentiva për zhvillimin e fermave bujqësore, rritjen e prodhimtarisë, futjen e teknologjive moderne, inovacionin, mbrojtjen nga oshilacionet e tregut për të mos i shitur prodhimet nën kosto, gjetjen e ballancave të drejta ndërmjet incentivave, investimeve dhe kodeve rregullatore apo legjislacionit si dhe zhvillimin rural. CAP, përmes politikave dhe incentivave që i pershtat me zhvillimet globale, mbron me fanatizëm prodhimin bujqësor dhe atë agroushqimor nga konkurrenca e mallrave amerikane dhe vendeve te tjera, duke shmangur demtimin apo falimentimin e fermerëve dhe të agropërpunuesve. Politikat europiane për CAP bazohen në strategjitë bujqësore të cilat janë elastike dhe përditësohen dhe përshtaten periodikisht sipas situatave
Për një Strategji të Gjelbër 2.
Aktualisht, për tu përgatitur për anëtarësimin në Bashkimin Europian është e domosdoshme qe për zhvillimin e bujqësisë dhe atë rural, të shmangen qëndrimet voluntariste dhe vendimmarrjet jo racionale. Për të mos humbur nordin, kërkohet që të gjitha problemet dhe sfidat me të cilat ndeshet bujqësia dhe zhvillimi rural, të marrin një përgjigje të studiuar, me qasje pozitive dhe jo nihiliste, duke I paraprirë vendimmarrjes, mendimi i kualifikuar i specialisteve dhe profesionistëve të çdo fushe. Për këtë është e nevojshmë të hartohet e miratohet sa më shpejt “Strategjia e Gjelbër 2” në të cilën të integrohen e bashkërendohen zgjidhjet e sfidave dhe problemeve qe na preokupojnë. Kjo strategji do të integrojë zhvillimin më të harmonizuar bujqësor dhe rural me zhvillimin e ekonomisë së vendit në tërësisi dhe me politikat CAP në Bashkimin Europian.
Pa pretenduar se po i rrok të gjitha çështjet, midis të tjerash, po përmend vetëm disa nga ato që kjo Strategji duhet ti japë zgjidhje siç janë:
Përcaktimi i bujqësisë dhe zhvillimit rural si sektorë prioritarë të ekonomisë shqiptare. Kjo Strategji do të duhet të jetë e harmonizuar plotesisht me politikat bujqësore te BE ose CAP (Common Agricultural Policy) e cila te vere ne emërues te përbashket zhvillimin e sektoreve brenda bujqësisë dhe te bujqeësisë ne tërësi me gjithë segmented e tjera te ekonomise.
Brenda bujqesise, mbeshtetje me prioritet per blegtorine, investimet per kullimin dhe ujtjen dhe marketimin e prodhimeve bujqesore e blegtorale
Skemat e subvencioneve aktualisht jane te komplikuara. Ato duhen thjeshtuar, rishikuar dhe përmirësuar. A mos duhet qe subvencionet te bazohen ne prodhimin e deklarauar dhe afirmuar dhe jo ne siperfaqet apo vetem ne numrin e krerëve
Për blegtorinë do të duhet tëpërcaktohen kritere sa më të qarta e jo të komplikuara finacimi, kreditimi dhe mikrokreditimi.Nje qendrim me serioz ndaj financimeve te huaja duhet të përcaktohet, vecanërisht per fondet e BE dhe projektin IPARD për të shmangur praktikat korruptive.
Mendoj se duhet te rishikohet dhe ndryshoje qendrimi ndaj TVSH-sëne bujqësi për ti hapur rrugë formalizimit te prodhimeve bujqësore. Aktualisht TVSH qe aplikohet sot më shumë favorizon importin e produkteve bujqësore dhe ushqimore se sa prodhimin vendas. Duhet të rishikohen Investimet per sistemet e kullimit dhe ujitjes. Shqyrtimi I mundësive për zgjerimin e aktiviteteve të dixhitalizuara, modernizimin dhe inovacionin në sektorët e bujqësise. Momentalisht, mbi të gjitha duhet të rishikohet e rritet buxheti i bujqësisë dhe zhvillimit rural për vitin 2025.
Unë besoj se Qeveria dhe Parlamenti Shqiptar, nuk do të bien pre e një ndarje mekanike dhe regresive që kanë bërë disa specialistë finance pa vizion. Ato do të duhet ta ndreqin këtë gabim dhe për vitin 2025 ti japin bujqësisë, të paktën minimumin e asaj që i takon, por që duhet të jetë shumë më tepër nga çka është parashikuar në projekt buxhetin e vitit 2025. Ta bëjmë këtë sa nuk është akoma vonë.