Diplomimi i parashkollorëve në Kopshtin “Disrein” 

59
Sigal

“Disrein” shoqëron vogëlushët parashkollor në rrugëtimin e dijes, si hapi i parë drejt shkollës

Biora Vojka

Në një atmosferë të mbushur me ngjyra, emocione dhe gëzim, fëmijët e Kopshtit “Disrein” festuan diplomimin e tyre të parë, një moment i rëndësishëm, që shënon kalimin drejt shkollës fillore. E organizuar me kujdes nga stafi i përkushtuar, nën drejtimin e Dita Retit ceremonia mbajti të pranishëm prindërit, edukatorët dhe mysafirë të ftuar. Me shumë emocione, buzëqeshje dhe duartrokitje, fëmijët festuan diplomimin nga kopshti! Të shoqëruar nga prindërit dhe edukatoret e dashura, ata shkëlqyen me shfaqjet e tyre plot ngjyra dhe gëzim. Shumë prej këtyre fëmijëve janë rritur që nga muajt e parë të jetës me dashuri, përkujdesje dhe përkushtim të vazhdueshëm nga Dita dhe ekipi i edukatoreve! Çdo fëmijë mori një diplomë të personalizuar si simbol i përkushtimit të kopshtit ndaj kulturës së të mësuarit. Me këtë diplomim, kopshti siguron që çdo fëmijë të hyjë në shkollë me vetëbesim në kapitullin e ri të jetës së tyre shkollore. Kopshti “Disrein” ka krijuar një bazë të qëndrueshme për zhvillim, ku edukimi, siguria dhe kujdesi janë prioritet. Kopshti “Disrein” veçohet për mënyrën moderne dhe gjithpërfshirëse të arsimimit, i pajisur me staf psikologjik dhe mjekësor, ku çdo fëmijë përfiton nga: Stimulim social dhe emocional përmes lojërave dhe aktiviteteve creative, që krijojnë mundësi për shprehjen e talenteve të vogëlushëve, duke krijuar kështu një përvojë të bukur dhe të paharrueshme.


Fëmijët tanë të mrekullueshëm të Kopshti “Disrein”, drita e së ardhmes!

Me zemër plot krenari dhe dashuri, përshëndes të gjithë fëmijët tanë të mrekullueshëm që sot diplomohen nga Kopshti “Disrein”. Ju jeni drita e së ardhmes, dhe çdo hap i juaji na mbush me gëzim dhe shpresë. Faleminderit prindërve për besimin dhe stafit tim të jashtëzakonshëm për përkushtimin e palodhur. Shkëlqeni, ashtu siç vetëm ju dini të shkëlqeni!

  Me dashuri

       Dita   

Mirënjohja e prindërve

Shumë e  nderuara znj. Dita ! I nderuar staf i edukatorëve të Kopshtit “Disrein”…!

 

Maison, Daorsi, Enxhi, Elsoni dhe nëna Shire,  ju falenderojnë për dashurinë, dijen dhe edukimin e Maison në këto vite. Një falenderim i veçantë nga Gjya Engjëlli, Blerta, Kristi, Ama dhe Stërgjyshja nëna Dika. Për të gjthë edukatorët, mësuesit, psikologët dhe stafin e shkëlqyer të Kopshtit “Disrein” nga më profesionalët dhe më të shkëlqyerit në Shqipëri dhe në Ballkan.

Kontakt:

Rruga “5 Maj”, Vila L, Concord Center, dera e duhur për të trokitur për gatishmëri nga e hëna në të shtunë nga ora 06:00~18:00 me transport të siguruar. Tel: 0699526336