Ambasadorja e SHBA: Shumë persona nuk e kanë dashur Reformën në Drejtësi

Ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim, ishte e pranishme në tryezën “5 vjet Reforma në Drejtësi”

Gjatë fjalës së saj Kim tha se, shumë persona kanë dashur që kjo reformë të mos ndodhë dhe sërish po tentojnë të bllokojnë. Më tej shtoi se, pavarësisht kësaj, Reforma në Drejtësi ka dhënë rezultate.

Sigal

“Është një moment shumë i rëndësishëm. 5 vite më parë, u vendos rreth Reformës në Drejtësi, shumë e mbështetën, çka tregon se sa Shqipëria e shqiptarët duan ndryshime themelore në sistemin e drejtësisë. Reforma nuk ka qenë perfekete, por po shohim rezultatet e këtyre përpjekjeve. Të gjitha institucionet janë tashmë funksionale, KLGJ, Kushtetuesja, pra institucionet janë funksionale. Është edhe SPAK që po jep rezultate. Disa nuk kanë dashur të ndodhë, por tashmë po ndodh. Shumë do tentojnë të ndalojnë korrupsionin, është detyrë e shqiptarëve dhe jo të huajve që të konfirmojnë dhe bëjnë detyrën. Është koha që të hapni një epokë të re, të krijoni një sistem ku shqiptarët të kenë besim, ku kërkohet drejtësi.