Petrit Vasili: Reforma në Drejtësi degradoi në gjueti shtrigash

248
Sigal

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, duke komentuar 5- vjetorin e Reformës në Drejtësi, e cilësoi ndër të tjera këtë reformë, si një gjueti shtrigash që u përdor kundrejt disa gjyqtarëve dhe prokurorëve, ndërkohë që të tjerë, vazhdojnë qetësisht detyrën, paçka se pasuria e tyre është ku e ku më e madhe.

“Sot kemi një fakt kokëfortë. Sot në Shqipëri, nuk kemi asnjë gjykatë të vetme që funksionon me kapacitetin e duhur, që të mund të përballojë me fuqinë e duhur dhe me cilësinë e duhur.

Në vend të saj, kemi gjykata të përgjysmuara.

Produkti i vetëm, që nëse qytetarët nuk kanë ndonjë të mirë, është fakti kokëfortë që vetëm në Gjykatën e Lartë, janë mbi 30 mijë dosje të akumuluara dhe në sistemin gjyësor në të gjitha nivelet e gjykatave të tjera, janë rreth 70 mijë dosje të tjera.

Pra janë 100 mijë çështje që presin përgjigje.

E gjithë reforma në drejtësi, rezultati i saj është katandisur në largimin e 200 gjyqtarëve.

Por sot 63 përqind e shqiptarëve nuk e besojnë më këtë reformë.

Ndërkohë që, shumica dërrmuese e të larguarve nga Reforma në Drejtësi, 95 përqind, janë larguar për kriterin e pasurisë.

Pra, Komisioni i Vettingut, është kthyer në një ILDKP  të dytë.

Ndërkohë që Vettingu, nuk kishte pasurinë, si kriter të parë.

Pra, edhe treguesi për 200 largime, nuk i bën nder kësaj reforme, që në thelb ka dështuar.”