Agim Jazaj: Greqia e dha modelin edhe për të verbërit!

590
Sigal

Kemi jetuar, punuar po dhe pasqyruar e publikuar në shtypin shqiptar, dhe në shtypin e emigracionit, për gati 1 dekadë në Greqi, kryeqytetin e saj- Athinë.

Në Greqi janë dhe emigrantët shqiptarë, me numrin më të madh, me rreth 600- 700 mijë.

Aty kanë mësuar e përfituar, madje modele

Nga: AGIM JAZAJ

Qytetrimi, pse jo dhe element të demokracisë. Në memorjen e kujdëdo është skalitur thirrja e hapur e Kostandino Micotaqis, në prill të vitit 1991, i cili së bashku me ish ministrin e jashtëm aso kohe: Antonis Samaras ishte për vizitë në Shqipëri! At’herë ish kryeministri Micotaqis nga Kakavija bëri thirrjen për shqiptarët, e cila nuk do të shqitet kurrë nga kujtesa! “Unë përpara Ju pas meje”- Duke e shoqëruar edhe me dorë… Dhe thirja e shoqëruar me dorën e ngrohtë e kryministrit të huaj, u shoqërua me vërshimin e shqiptarve, me shqyerjen e kufirit me Greqinë, ku vërshuan drejtë saj bijë bija të shqiptarëve, me bukë e pa bukë, të zbathur e me fëmijët në krah, ku u pritën edhe në stanet greke, duke u dhën bukë për të ngrënë e zjarr për tu ngrohur…por edhe me raste, e sjellje të pa hijshishme, bukëshkal të shqiptarëve ndaj dhëmsurisë njerëzore, por edhe anasjelltas në pakicë.

Në viteve 2000, ishte kryeministër i vendit: Kostas Simitis, dhe në vitin 2001-2004, u ndërtëtu Stadiumi i Lojrave Olimpike Botërore, ku ishin të punësuar dhe shumë emigrant shqiptar. Edhe Simitis, si një ish Kryemistër fitues i tri legjislaturave, madje duke bërë edhe zgjedhje (për zgjidhje) të parakohshme…Ata dhe atje nuk presin 4 vjeçarin, po edhe pas 4 muajësh votbesohet qeveria! Emigarntët shqiptarë kanë shënuar fortë se: “Dorëheqja nuk është Kokë Heqje”- si në Shqipëri.

Numërimi i votave, e jo ngatërrimi i votave bëhej brenda ditës dhe rezultatit del po brenda Ditës, i pa kontestuar nga asnjë palë. Qeversisjet kanë vijuar, po dhe kanë nohur humbjet, kanë uruar fituesit. Madje në Greqi kemi transmetuar në shtypin Shqiptar edhe Zgjedhjen e Presidentit të Republikës.

Ka një formulë shumë intresante. Presidentin e Republikës e propozon partia qeverisëse, nga radhët e Opozitës. Në orët e mbarimit të mandati të presidentit, ish kryeministri i vendit: Kostandino Karamanlis, propozoi për president të vendit; Kariolos Papulias, një figurë shumëdimënsionale dhe pa kontestuar nga palët, por dhe një mik i njohur i shqiptarëve… Në sancën Parlamantare të asaj nate, asnjë deputet nuk u e kundërshtoi kanditaturën e bafasishmme, të z. Papuliasit.

Vitet kanë vijuar dhe emigrantë gjithashtu kanë mësuar dhe shënuar edhe këto element të demokracisë në një vend ku ka lindur Demikracia, ndihen keq sa dhe të fyer nga mungesa e këtyre standarteve në vendin e tyre. Ndoshta Përvoja është shumë afër dhe po mbahet shumë larg nga politikanët tanë: Grabitqar, Hileqar dhe Haleqar, të lidhur më krimin dhe bandat. Qeverisjet vijuan dhe në Qeveri, vota e transformimit dhe e transferimit sollën në pushtet ; PASOK, me kryministër Jorgos Papandreus.  Por ekononomia greke pësoi humbje të thella…Zgjedhjet e parakohëshme sollën në pushtet: Aleksis Tsiprac, lider i një partie të vogël SIRIZA… Kryeministri i partisë së vogël, u ndesh me kriza dhe beteja të madha. Tsipras mbahet mënd, shënohet fortë edhe nga emigracioni për disa herë të votbesimit, i vet kërkuar dhe i vet vënë në PESHORE, por edhe të zgjedhjeve të parakohëshme, të cilat i ka verfikuar, peshur dhe miratur sovrani grek, duke i dhënë atij disa herë votbesimin, përgjatë qeverisjes…

Aristotel i madh grek ka thënë: “E kam mik Platonin, por më shumë dua të Vërtetën”!

Edhe zgjedhjet e parakohëshme, pa mbaruar afati kohor, të zhvilluara më 7 korrik 2019,  Rezultoi: Vota e qytetarëve grek zgjodhi për t’i qeverisur: Partinë Demokracia e Re, e trashgimtarve Micotaqis, e cila ka nxjerr figura si Konstadino Micotaqis, me bashkshoreten e tij Marika, e njohur si një Arvanitase me vlera njerëzore, bija e tij: Dhora Bakojanis, ish kryebashkiakja e Athinës, një mikesh e njohur e Shqiptarëve, si dhe kryeministri i sotëm Kyriakos Mitsotakis.

Greqia me mbi 11 milion banorë, përveç emigracionit, madje duke përfshirë në garë për të zgjedhur e për tu zgjedhur edhe emigrantë shqiptar, shpalli rezultatin e zgjedhjeve brënda 40 orësh.

Ndërsa në Shqipëri, sa një lagje e Athinës; me rreth 700 mijë votues: Komisioni Qëndror i Vjedhjeve, me Komosionerët e Ngatërrimit të votave,  me rezultatet e deformuar dhe mendje të Deformuara, kanë abuzur me më të shënjtën e njeriu, Votën, nuk nuk po shpallen shifrat abuzuese, as në të 40-tat e Qeverisë Rilindiste!

Humbësi i Ndershëm, me kontribute të Çmuara, për ngritjen ekonomike, mos thellimin e krizës nga paradhësit dhe me disa herë i votbesuar dhe zgjedhje të parakohëshme: Aleksis Tsipras Uroi në kohë qysh dje Fituesin e Qeverisjes të 7 Korrikut; kryeministrin: Kyriakos Mitsotakis.

Aleksiss Tsipras është: Një “Humbës”- Fitues për Kontributet, Sakrificat, Atdhetarizimin dhe Vlera Qyetare Europiane.

Një model i afërt dhe shumë i largët edhe për Ç’qeverisësit- Vithisësit e vendit tonë, Humbjen e quajnë Fitore, Hunda në qiell e B…në diell: Dorëheqjen Kokëheqje, dhe veten: Të përjetshëm në pushtet,

Ndonëse kalimtar në jetë!…