Vladimir Gjonaj: Te “Valbona’’ ndryshoi fryma e grupit, synojmë gjashtëshen

41
Sigal

KATEGORIA E PARË/ Rikthim me barazim dhe fitore në stolin e tropojanëve, Vladimir Gjonaj tregon sekretin

 

Agron KAJA

Agron Kaja
NOA

 

Në javën e 11-të të Kategorisë së parë, e cila njëherësh mbylli edhe fazën e parë, skuadra e Valbonës mor tri pikë në transfertë duke mundur pastër Lushnjën, 2-0. Këtë ndeshje e drejtoi në bankinë Vladimir Gjonaj, i cili mori drejtimin e skuadrës tropojane një javë më parë, teksa barazoi me Kastriotin 0-0. Në dy ndeshje 4 pikë, janë shifra shumë normale, madje për Valbonën, ato pikë e vendosin vetëm 3 pikë larg vëndit të 7-të, Lushnjës. Për këtë performancë, dje për gazetën “Telegraf”, trajneri Vladimir Gjonaj tregoi se rikthimi në bankinën e Valbonës me barazim e fitore, nuk është si një “Hakmarrje” për largimin e tij në nisje të këtij sezoni. “Jo, unë nuk e quaj “hakmarrje” këtë rikthim, sepse këto janë pjesë e punës së një trajneri, largimet dhe afrimet. Ishte dëshira ime ishte e madhe për të vazhduar kur hymë në Kategorinë e Parë, por kisha edhe kërkesa nga dy ekipe të tjera. Gjithsesi, tani e pranova Valbonën, sepse suksesi më takonte edhe mua për ta çuar më përpara”, kështu e nisi bisedën tekniku Gjonaj, i cili më pas theksoi se në këto rezultati, më së shumti ka ndryshuar fryma e grupit në skuadër. “Në dy javë nuk mund të bësh ndonjë ndryshim të madh, por te Valbona në këto dy ndeshje ndryshoi fryma e grupit, ndryshoi mentaliteti, dëshira, mënyra e komunikimit dhe taktika brënda skuadrës, të cilat i dhanë frymë tjetër. Në fakt, kjo skuadër ka një grup të mirë futbollistësh dhe e nevojshme ishte qetësia dhe fryma e fitores,  për të dhënë maksimumin në 90 minuta lojë. Unë e kam ndjerrë kthesën e skuadrës që në ndeshjen e parë me Kastriotin, dhe më shumë javën e kaluar me Lushnjën. Skuadra po fiton besim, dhe moto ime si trajner është që të luajë kush e meriton, kush djersit dhe kush vrapon në fushë. Dhe fitoren me Lushnjën ia dedikova djalit të presidentit Haklaj, Arturit, me rastin e ditëlindjes së tij”. Në javën e 12-të, e cila është e para për fazën e dytë, Valbona do të luajë në transfertë me Besën, por tekniku matjan nuk shikon diferenca, dhe se objektiv i tyre është të renditen në gjashtë skuadrat e para. “Me Besën do jetë një ndeshje si finale, por besoj se diferencat tona nuk janë të mëdha. Kam patur mundësinë ta shoh Besën në disa ndeshje, dhe do ta përgatisim për rezultat pozitiv. Mund të duket si një fantazi, por unë Valbonën e shikoj se do jetë në gjashtë skuadrat më të mira në renditje. Ky kampionat po zhvillohet i fortë dhe i bukur, sepse skuadrat kanë bërë shumë merkato të mirë dhe rezultatet i kanë të larta, kryesisht Flamurtari, Besa e Vora që po më pëlqen shumë si skuadër. Nisur nga ky rivalitet, më mirë do mendoja një kampionat me 14 skuadra”, ishte kjo biseda me trajnerin e Valbonës, Vladimir Gjonaj.

ATMOSFERË-LIGA E KOMBEVE

Troket Ukraina, publikon e para listën në Grupin B1

LIGA B-GRUPI B1

Ndeshjet e luajtura

Ukrainë-Shqipëri         1-2

Shqipëri- Gjeorgji       0-1

Çeki-Shqipëri              2-0

Gjeorgji-Shqipëri         0-1

RENDITJA

Skuadrat        Nd       Pikë

1.Çekia            4          7

2.Gjeorgjia      4          6

3.Shqipëria      4          6

4.Ukraina        4          4

Ndeshjet që do luhen

Datë 16 nëntor 2024

Shqipëri-Çeki              20:45

Datë 19 nëntor 2024

Shqipëri-Ukrainë         20:45

Dje, trajneri i Ukrainës, Sergei Rebrov ka shpallur listën me 25 emra të lojtarëve të besuar, për dy sfidat e fundit, me Gjeorgjinë më 16 nëntor dhe me Shqipërinë më 19 nëntor në Tiranë. Në fakt, ndeshjet e fundit të fazës në grupe të këtij edicioni në Ligën e Kombeve po afrojnë, dhe të gjitha skuadrat po bëhen gati për sfidat e nëntorit që do të përcaktojnë edhe ngjitjen e zbritjen e tyre në Liga të ndryshme, por edhe fazën play-off e play-out. Situatë e veçantë është në Grupin B1 të Ligës B, ku në varësi të dy ndeshjeve të fundit, të katër skuadrat kanë mundësi për të përfunduar në secilin pozicion. Në këtë grup, Çekia renditet e para me 7 pikë, Gjeorgjia e Shqipëria në vëndet 2 dhe 3 me nga 6 pikë, dhe Ukraina e fundit me 4 pikë. Ndërkohë, trajneri Silvinjo ende nuk është bërë i “gjallë” për listën e Shqipërisë, ku kalendari i afron dy ndeshjet e fundit në Tiranë, me mundësi të mëdha për renditjen në kreun e Grupit B1 që të ngjit në Ligën A. Në katër ndeshjet e luajtura, Shqipëria ka fituar 2-1 ndeshjen e parë me Ukrainën, ka humbur 0-1 në ndeshjen e dytë me Gjeorgjinë dhe 0-2 me Çekinë, ndërsa ka fituar ndeshjen e katërt në Gjeorgji 0-1.

 

Faza e parë me tre “moskëtierë” kryesues

Me ndeshjen Besa-Flamurtari 0-0, dje është mbyllur faza e parë e Kategorisë së Parë 2024-2025. Janë luajtur 66 ndeshje ku janë shënuar 138 gola. Flamurtari, Vora dhe Besa janë tre “moskëtierët” kryesues, ndërsa mbyllin tabelën në zonën e ftohtë: Erzeni, Valbona dhe Kukësi.

1 FAZË

Me ndeshjen Besa-Flamurtari 0-0 u mbyll java e 11-të Kategoria e Parë. Një mbyllje me tension në tribunë, karton të kuq dhe raste të humbura, kjo sfidë tashmë i la rradhën fazës së dytë, e cila do të luhet në fundjavë. Vlonjatët dalin në kreun e renditjes e së bashku me Vorën mbajnë kryesimin. Mbyll tabelën skuadra e Erzenit.

 

KATEGORIA E PARË

Rezultatet-Java 11

Datë 3 nëntor 2024

Burreli-Kukësi                                     0-0

Erzeni-Vora                             0-1

Kastrioti-Korabi                      4-3

Lushnja-Valbona                     0-2

Pogradeci-Apoloni                  1-0

Datë 5 nëntor 2024

Besa-Flamurtari                       0-0

RENDITJA    

Skuadrat        Nd       Pikë    

1.Flamurtari                 11        28

2.Vora                         11        28

3.Besa                         11        24

5.Kastrioti                   11        17

4.Burreli                      11        16

8.Pogradeci                 11        15

6.Apolonia                  11        12

7.Lushnja                    11        12

9.Korabi                      11        11

10.Kukësi                    11        10

11.Valbona                  11        9

12.Erzeni                     11        2