Suplementi Pena Shqiptare/ Zylfi Tola: Numri i celularit në rrasën e gurit

Me Kadri Hodën, jo vetëm jemi gati moshatarë , por edhe vendlindjen Buzmadhen gjithashtu e kemi të çmuar dhe të veçantë. Me shokun tim , veç shumë të tjerave, jemi rritë dhe kemi qenë barinjë në Krua të Bardhë dhe stanet gati ngjitur mes nesh. Pas vitit “90”të shekullit të kaluar, ai së bashku me familjen , ashtu si shumë të tjerë u largua nga Buzmadhja dhe për çudi u vendos aq larg në Gosë të Rrogozhinës, ngjitur me lumin e Shkumbinit , Këtu ai së bashku me vëllain Feratin, jo vetëm iu përshtatën ambientit dhe klimës, por filloi një jetë normale . Unë vazhdimisht kam mbajtur lidhje me të dhe bile në vitin 2010 së bashku me nipin tim Bajramin, që jeton edhe ky në Biçukas të Divjakës , i bëmë një vizitë patriotit tim Kadriut, të cilin do ta  kujtoja  vazhdimisht, pa harruar vendlindjen tonë atje në bjeshkët e Lumës së Kukësit. Pas muajt mars me shokun tim Kadriun u ndërprenë lidhjet . Ai nuk më përgjigjej më në telefon. Mora lajm se celulari i kishte ra në ujë, prishur karta dhe humb të gjitha numrat . Një ditë nga mesi i prillit 2025, marr në telefon djalin e vëllait të Kadrisë, Elmaz Hodën, që jeton me familjen në Buzmadhe. E pyes veç të tjerave edhe për Kadriun axhën e tij dhe ai më thotë se ka numër të ri telefoni, por edhe ka qenë pak i sëmurë . Po si do t`ia bëjmë me ia gjetë numrin e ri Kadriut – i them Elmazit ? Ai më përgjigjet : Jam me tufën e deleve mbi fshat, te Lera e Sorrave gati 2000 metra mbi detin . Kam me vete anxhajkin me bukë, djath, pak kos në një kupë druri, një spec të vjeshtës 2024 dhe shkopin . Thikën që e mbaj si armë ma kishte nxjerr prej xhepit vajza dhe kishte mpreh lapsin se kishte një orë vizatim dhe kishte harrue me e kthyer atje ku e mori . Po në tokë a nuk mund ta shkruash numrin e celularit të Kadrisë, ngula përsëri këmbë? Ai pak edhe i inatosur ma kthen : Këtu është livadh e bjeshkë edhe traktori nuk mund të çajë një pëllëmbë tokë . Pasi u mendua pak, gjithnjë jemi në lidhje, më thotë se këtu afër kam rrasa guri të rrafshta si tepsi, por edhe gurë të fortë me majë dhe po mundohem, pasi ta nxjerri prej telefonit tim numrin e telefonit të Kadrisë, ta shkruaj në rrasë e ta bëjë gati dhe do ta jap ty, por duhet të presësh gati një orë . Qesha me vete për mençurinë e bariut dhe malësorit nga Buzmadhja jonë prapa dhe mes maleve . Ende nuk kishte ardhë ora e plotë, Elmazi më jep sinjal me telefon. Më thotë se ti më kërko me telefonin tënd, se unë nuk kam ku e karikoj, vetëm me erën e luleve e rrymat e ajrit. E marr numrin e celularit të Kadrisë të saktë ,06832631…dhe e falenderoj shumë Elmazin , veç të tjerave , më shumë për mençurinë, që me rrasën e gurit më nisi nga viset e Lumës, numrin e Kadrisë axhës së tij të nderuar, të cilit me 4 qershor 2025, me shumë nderime, mallë e dhimbje, e nisëm për në përjetësi.

NOA