Suplementi Pena Shqiptare/ Luman H. Caka: Bilbil i Skraparit

422
Sigal

 

(Demir Arshin Zykos)

Kënga jote- dhuratë qielli

Shkrepëtimë e bubullimë,

Shpirtin e zemrën na veli,

Ushtoi në mbarë Shqipërinë

Zëri na vjen si jehonë,

Dhe ushton plot drithërimë,

Akuzon nga koha jonë,

Tërë shekujt që na nxinë.

Meteor që ndezi dhenë

Si gjëmim e vetëtimë,

“Mbeçë mo shokë, mbeçë”

Për djemtë që tek “ura” ngrinë

Gatuar e ngjizur me derte,

Këngë e rrallë magjimbështjellë,

Cilin nuk bëri për vete,

U fut në çdo zemër thellë

Eh, kjo kënga Demirjane,

Gjëmim malli- lule fushë,

Kush ka parë tjetër botë

Demir Zyko, Medi Kushe!

 

MOJ CEROË E DASHUR SHUMË

Moj Cerovë e dashur shumë,

Pse mban ende zi?

Pse s’e ngrite kokën kurrë,

Rrojmë në liri.

Ah ç’t’u nxinë gurë e drurë,

Emërmadhja moj,

Për një djalë e për një burrë,

Trima soj pas soj

Kumaniku, pyll i artë,

Fund e krye u nxi,

Tërë fshati, poshtë e lartë,

Mbuluar me shami.