Makinat e “luksit” më shumë dëmshpërblime në rast aksidenti

519
Sigal

Të gjithë ata persona që zotërojnë  makina luksoze, duke filluar nga viti 2017 paguajnë më shumë taksa në shtet se sa pjesa tjetër e qytetarëvë që zotërojnë makina të thjeshta.

Sipas ligjit për “Taksat Kombëtare”,“automjet luksoz” konsiderohet autovetura deri në 6+1, e cila plotëson të paktën njërin nga kushtet e mëposhtme:

  • të ketë cilindratën të barabartë ose më të madhe se 3000 cm3;
  • ose vlerën/çmimin të barabartë ose më shumë se 5 000 000 lekë.

Mbi makinat luksoze zbatohet taksë regjistrimi në masën 70 000 lekë dhe taksë e përvitshme në masën 21 000 lekë.

Kjo me parimin “I pasuri paguan më  shumë se i varfëri”.

Por kjo logjike nuk ndiqet nga kompanitë e sigurimeve në rastin e çmimeve të TPL-së.

Konkretisht,për makinat e luksit paguahen çmime tëTPL-së thuajse njësoj si makinat per makinat e normale apo edhe të vjetra.

Për shembull,për një automjet nga 1901  kubik deri ne 2200 kubik ( B1/2.8 , me  vit prodhimi mbi 15 vite) cmimi i TPL-sëështë 17,302 lekë,  ndërkohë që për një makinë luksi nga 3001 kubikëderi 3500 kubikë (B1/2.21, me vit prodhimi <=5 vite)cmimi i TPL-së është 17,400 lekë.

Pikërisht ky fakt duket se ka vënë në lëvizje siguruesit në vend të cilët i kanë rënë lapsit duke përllogaritur  dëmet që paguajnë në rast aksidentesh për makinat e shtrenjta të ashtëquajtura “luksi”  krahasuar me ato normale.

Përfaqësues të kompanive te sigurimit thonë se kostot e dëmevë qërezultojnë në rast aksidenti nga makinat e luksit janë disa herë mëtë larta krahasuar me autoveturat normale, për disa arësye:

  • Janë mjete, pjesët e të cilave kushtojnë më shtrenjtë ;
  • Janë mjete, pjesët e të cilave nuk gjenden në Shqipëri dhe duhet të importohen nga jashtë, c’ka prodhon kosto shtesë gjatë importit – transporti, detyrimet doganore etj.
  • Janë automjete që shkaktojnë dëme më të mëdha në rast aksidenti ndaj palëve të treta për shkak të fuqisë së tyre motorike.

Nisur nga kjo situate, ekspertët deklarojnë se është emergjente rishikimi i çmimeve të TPL-së për siguracionet e makinave, bazuar në kritere të qarta lidhur me kubikazhin dhe vjetërsinë e mjetit( mjete të luksit, mjete normale, mjete elektrike, etj ).

Njërishikim i çmimit të TPL-së për “automjetet e luksit” konsiderohet një hap i domosdoshëm në kushtet kur kompanitë e sigurimeve paguajnë deri në 100 përqind për dëmet e krijuara gjatë një aksidenti automobilistik.

Gjatë vitit 2019 tregu i sigurimeve ka paguar mbi 2,8 miliardë lekë vetëm për dëmet e shkaktuara gjatë aksidenteve automobilistike, ku në pjesën më të madhe shkaktarë kanë qenë mjetet e luksit, ndërsa për periudhën Janar – Mars 2020 vetëm për këtë kategori dëmesh kompanitë e sigurimit kanë paguar mbi 530 milionë lekë.