Rama: Sulmet kibernetike erdhën nga Irani, ky është një fakt

124
Sigal

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për Newsmax TV- Në emisionin “Wake Up America”, ka folur në lidhje me sulmet kibernetike shënjestër e të cilave ishte edhe vendi ynë.

Ai ka sqaruar se fakti që sulmet ishin të drejtuara nga Irani, është fakt dhe jo akuzë.

“Dua ta qartësoj se nuk e kam akuzuar Iranin por e kemi bazuar në punën e Microsoftit dhe skuadrës e agjencive të specializuara amerikane që thanë se pas sulmeve ishte Irani. Nuk është akuzë por fakt. Kuptuam se ishte koha të shkëpusnin çdo lidhje me regjimin sepse nuk mund të lejonim më ambasadën e tyre në kryeqytetin tonë e të vijonte punën.

Ne kemi preferuar të ndërtojmë një aleancë, Duhet të përshpejtojmë forcimin kundër sulmeve kubernetike. Jemi të përgatitur të ndodhin e edhe të tjera sulme. Është shqetësuese që kjo po ndodh”, tha Rama.