Suplement Letrar/ Eltona Lakuriqi- Ndërkohë që ka njerëz atje tej; Nurin natës ia marr hua…

829
Sigal

1-NDËRKOHË QË KA
NJERËZ ATJE TEJ…

Ti jeton në lirin e shpirtit
Ndërkohë që ka njerëz atje tej
që e kanë humbur veten.
Ti qesh e shijon fatin tënd
ndërkohë që ka njerëz atje tej 
që sfidave u bëjnë ballë.
Ti ecën krenar mbi suksese
Ndërkohë që ka njerëz atje tej
që zvarriten.
Ti dashuron atë që syri ty të sheh
ndërkohë që ka njerëz atje tej që shohin veten
në copëza pasqyrash.
Ti jeton në lirinë e shpirtit
ndërkohë që ka njerëz atje tej
që vdesin ngadalë prej zinxhirit.

 

2-“NURIN NATËS I
MARR HUA”

Dy yje ia marr qiellit i vendos si stoli
Me hënën pudros faqet të dukem pak me jetë
Si copë e pres qiellin e lidh shtrënguar
mbuloj hiret e ftohta të natës me xhaketë.

Gërmoj në mes të
ëndrrave si pa kuptuar
pak premtim kam fshehur diku,aty…
nuk i dua takat e larta për të vrapuar
me penelin e natës lyej buzët blu.

Sonte nurin natës i marr hua 
Mbush botënme magjin e dashurisë
për ty…për mua.

 

3-“PASQYRË
NDJENJASH”

E shoh veten bukur…
në pasqyrë ditët nuk i ndjej…
Jam si dje…po aq elegante edhe sot…
në pasqyrën e duhur…

 

4-“ZGJIM NË
MESNATË”

Zgjohem në mesnatë
në vend të djersës kullojnë ëndrrat…
Sa është ora?!
Kërkoj të kurdis mendjen
me mollëza gishtash.
U tret gjumi në mure 
Zgjas dorën mbi ballë
fshij përgjumur disa ëndrra.
Kthehem në krahun tjetër

për të djersitur sërish…për të djersitur sërish