Suplementi Pena Shqiptare/ Engjëll Musai: Artistët dhe delenxhiu Zaho

Mëngjesi nisi me një telefonatë. E kujtoj si tani: ishte një zë i hollë dhe pak me njeri-tjetrin, por kohën të përqafohemi me serbë e grekë e gjejmë i vështirë për deshifrim. Herë më ngjasonte me zë femre dhe herë si dylber. Por dilemën e zgjidhi vetë telefonuesi, i cili u prezantua me emrin Zaho. Jam Zaho Vasili tha përtej telefonit, dhe flas nga Saranda. U paraqit si krijuesi, shkrimtari dhe publicisti më i madh i Sarandës dhe Jugut. Kërkesa e tij ishte të dërgonte poezi, proza, tregime, reportazhe nga Saranda. U interesova dhe shumica më thanë që është një ” koqe gomari”, dhe ka qënë i lidhur me zyrtarët e lartë të nomenklaturës komuniste të kohës së diktaturës. Madje ata e emëruan dhe e mbajtën për shumë kohë edhe si drejtues të kulturës të Sarandës. Me pak fjalë një llojë “gestapoje” politike dhe ideologjike që PPSH dinte ta menaxhonte. Ndaj edhe zgjedhja e Zahos ishte jo e paqëllimshme. Edhe gjatë luftës një tjetër Zaho po nga krahinat e Zahos së PPSH kishte shkuar në “halet e gomarit” për motive të dobëta. E megjithatë, duke u munduar që të krijojmë një paqëtim midis dy sistemeve, pasi kemi 80 vjet dhe meremi ende me luftën, partizan e ballist dhe nuk po gjejmë dot gjuhën. Menduam t’i lëmë hapësirën në ‘Telegraf’ të gjithëve, pa dallim feje, krahine dhe ideje. Në këtë kuadër edhe Zahos së pas luftës.

Megjithëse brenda shkrimeve të tij kishte mediokritet, mburrje për vete dhe kritika për shokët, sa herë që gjendej mundësia redaksia, i botonte materiale, ku kujtimet me Mehmet Shehun ishin edhe pika kulmore e Zahos. Por Zaho, merrte çdo javë në telefon, fuste miq e shokë se përse nuk e kishim të pranishëm çdo javë në faqet e “Telegrafit”. Aq i pafytyrë dhe i pacipë është sa ende vazhdon të besojë se bota kapitaliste mund të ekzistojë me mentalitetin komunist të ish-drejtorit të kulturës të Sarandës, delenxhiun dhe dallkaukun Zaho. Njerëzit kanë prostatë për shkak të moshës, por kanë edhe majasëll, dhe nuk ka më keq kur i ke të dyja. Ky Zaho, ende nuk e ka kuptuar se “Telegraf” nuk ka vijë editoriale të paracaktuar nga mamuthi Zaho, i cili ende mendon se jemi në Komunizëm, kur ai shante dhe bërtiste nëpër sallat e kulturës dhe në oborret e shkollave kundër imperializmit amerikan dhe borgjezisë europiano-perëndimore. Mjafton të hapësh planet vjetore të Drejtorisë Kulturore dhe fjalimet e Zahos dhe e kupton se faqeziu dhe dritëshkurtëri Zaho i përket ende në këtë moshë të shuar bolshevizmit të kuq. Jo ti Zaho, por as ata që të përdorën me një shumë përdorimshe, nuk mund t’i ofroheni vizionit pro perëndimor të ‘Telegrafit’. Një mik nga Saranda më tregonte se “miqtë” më të mirë të Sigurimit të Shtetit në Sarandë ishin kuadrot nga arsimi. Gojët e liga thonë edhe për ty Zaho, shumë historira, të cilat do të nxijnë jo vetëm faqen tënde, se ti e ke ngrënë turpin me bukë, por po u publikuan do nxijnë edhe të dyja faqet e miqve dhe familjarëve të tu. Ti Zaho nuk mund të hedhësh baltë mbi poetët, shkrimtarët, artistët, ata që ishin dhe do të kujtohen si ikona, por as ndaj shkrimtarëve aktual dhe brezit të ri, që Suplementin “Pena Shqiptare” e kanë si dritare të karrierës së tyre profesionale. ‘Telegrafin’ e ka pagëzuar Dritëro Agolli, Ismail Kadare, Prof.Alfred Uçi, Prof.Agron Fico, Prof.Rexhep Qosja, Simboli i Labërisë Ago Nezha, Zija Çela, Petrit Ruka, Luan Rama, e qindra të tjerë, të cilëve ju kërkoj nga zemra dhe thellësia e shpirtit ndjesë, që nuk po i përmend një e nga një. Por për ty nuk ka vend, sepse ti je si ajo shporta e mbushur me karavidhe dhe që nuk i duhesh askujt. Modeli jot është turpi se kush e ka përfaqësuar arsimin e Sarandës dhe pse ai sistem nuk mund të mbahej me “çobanë”, ndërkohë, që kishte qindra kuadro të devotshëm, që pavarësisht kohës do i sillnin më shumë vlera komunitetit. Por ‘Telegraf’ nuk ka dhe nuk do të ketë më vend për diversantë dhe banditë të komunizmit, të pamoralshëm dhe me vese, ku vetëm Zoti i bën derman… Sa për ‘Telegrafin’, mos u shqetëso se as ka pasur dhe as nuk do të ketë burrë -nëne , që ta nënshtrojë. Ajo është kala e pamposhtur dhe ne jemi trashëgimtarët dhe stërnipërit e Skënderbeut. Tung !

Sigal