Deputeti Xhelal Mziu dhe drejtuesi politik i qarkut të Dibrës ka zhvilluar një takim me strukturat e PD në Arras të Dibrës ku bëri më dije qëndrimi e PD lidhur me reformën territoriale. Sipas Mziut komunitetet përballen me problematikasi largësia për shërbimet publike. Ndaj Xhelal Mziu evidentoi se modeli më 100 bashki dhe 12 qarqe do ishte më efikasi dhe në dobi të qytetarëve.
Mziu: Në takimin me strukturat e Partisë Demokratike në Arras, diskutuam për një nga çështjet më të rëndësishme për të ardhmen e Dibrës: ndarjen e re administrativo-territoriale.
Qëndrimi ynë është i qartë:
Arrasi, Lura, Reçi dhe Dardha duhet të jenë një Bashki, me qendër administrative në Arras dhe me shërbime pranë qytetarëve.
Sot, këto komunitete përballen me problematika të njohura: largësia nga qendra e vendimmarrjes, mungesa e investimeve, infrastruktura rrugore, shërbimet publike të pamjaftueshme, emigrimi dhe shpopullimi.
PD propozon një model me 100 bashki dhe 12 qarqe, të mbështetur te decentralizimi, autonomia financiare, shërbimet më pranë qytetarit dhe zhvillimi i balancuar territorial.
PS propozon 46 bashki, duke argumentuar se bashkitë më të mëdha të cilat prodhojnë centralizëm, shpopullim, rrënim dhe në kahje të kundert të qytetarëve dhe frymës së vendeve të BE.
Ne besojmë se zgjidhja nuk është thjesht të ndryshojmë numrin e bashkive, por të krijojmë një pushtet vendor që dëgjon dhe i shërben çdo fshati e çdo familjeje.
Arrasi, Lura, Reçi dhe Dardha kanë histori, identitet, potencial bujqësor, blegtoral dhe turistik. Ky potencial duhet të kthehet në zhvillim, jo në shpopullim.
Nga Arrasi nis zëri i qytetarëve për një ndarje territoriale që sjell më shumë shërbime, më shumë investime, më shumë përfaqësim dhe më shumë zhvillim.
Reforma territoriale duhet të jetë për njerëzit, jo për pushtetin! Ndarja Territoriale që i shërben qytetarit, jo Pushtetit!




















