Suplementi Pena Shqiptare/ Vaso Papaj: Joniane

43
Sigal

E ngopem, e zhytem,

Buzë më buzë me peshqit puthem

Sa dua këtu të ngulem!

 

E thekem, e kripem

Zënë gjinkallat dhe shastisem,

Sa dua të mos dalldisem!

 

E të mbetem burrë i kripur.

Të kërkojnë të më lëpijnë,

S’jam nga deti i dremitur,

Dielli këtu e ka shtëpinë.