Pajtim Xhelo: Thesprotia, Çamëria e sotme

56
Sigal

“Thesproti”, që në gjuhën shqipe do të thotë ” thes plot” pra, vend i pasur

THESPROTIA, Çamëria e sotme, së bashku me Sulin dhe Arkadinë

Në Epir flitej vetëm gjuha e trashëguar nga pellazgët, shqipja e sotme, ose më saktë…Çamërishtja.

Pajtim Xhelo

Deri në vitet 1800 para Krishtit, krahina që shtrihej që nga Konispoli i sotëm, Finiqi, deri në gjirin e Ambrakisë quhej ” Paryli” që në shqip do të thotë ” yll i parë” dhe në asnjë gjuhë tjetër nuk përshtatet. Pas këtyre viteve, emri ndryshoi, krahina mori emrin e Thesprotit.

Thesprot (Tesprot) quhej një luftëtar i Ambrakisë, i cili rreth viteve 1800 para erës së re pushtoi njerin pas tjetrit disa qytete në veri dhe në lindje. Për nder të lavdisë dhe bëmave të tij, pasardhësit e quajtën territorin e gjerë që u krijua nga pushtimet “Thesproti”, që në gjuhën shqipe do të thotë ” thes plot” pra, vend i pasur. Mbase ndokujt do t’i duket çudi një emër i tillë, po duhet të kemi parasysh lashtësinë parahelene dhe para latine, pra pellazge, ilire, epirote, maqedone, thrake dhe dake, kur emrat vendoseshin në bazë të një faktori materialist, realist i jetës së përditëshme. E për t’u mbyllur gojën historianucëve tanë që e pranojnë emrin Thesprot si emër grek, po ju them që grekët erdhën nëntë shekuj më pas dhe e gjetën emrin Thesproti, të cilën nuk arritën ta nënështronin siç bënë me Athinën, Spartën, Argon e ndonjë qytet tjetër pellazg në Peloponez, pra nuk i vendosën dot ndonjë emër të gjuhës së tyre. Këtu më duhet të theksoj se edhe gjuha që flisnin fiset që nuk quheshin “grekë” kur erdhën, nuk ishte kjo që është sot. Sipas shumë studiuesëve të lashtësisë, gjuha e atyre fiseve huazoi fjalë dhe forma gramatikore nga pellazgjishtja (parashqipja). Kësisoj, pretendimet e emërtimeve të shumë vendeve, personave dhe fenomeneve si “greke” nuk duhet t’i marrim parasysh. Shumica e këtyre fjalëve kanë rrënjë të gjuhës pellazge (shqipe) dhe u janë shtuar parashtesa e prapashtesa të asaj që sot quhet “gjuha greke”.

Nuk dua të jem mëkatar e të mohoj tërësisht një gjuhë që flisnin “grekët” kur erdhën në Ballkan, sepse ata nuk ishin në epokën e Neandertalit, që të merreshin vesh me shenja; kishin një gjuhë, veçse kjo gjuhë sot nuk është më.

Ndërkohë, e pranuar si aksiomë, gjuha shqipe është vijueshmëri gjenetike e gjuhës pellazgjishte ( pelasgane)

Më vonë, rreth viteve 1750 para erës së re, një pasardhës i Tesprotit i quajtur Visarjot, e zgjeroi Thesprotinë më në lindje dhe verilindje duke pushtuar tokat e një shteti tjetër që quhej Emathia, themeluar nga një mbret i një fisi tjetër ilir që banonte poshtë lumit Mat i quajtur Emathis( Ematis). Qendra e këtij fisi ishte një qytet në afërsitë e Burrelit të sotëm dhe quhej Mathis (që në gjuhën shqipe do të thotë “Madhi ose i Madhi), për nder të mbretit Imathis (I MADHI).

Sipas historiografëve të lashtësisë banorët e kesaj krahine e pranuan me dëshirë Mathiasin pasi flisnin të njejtën gjuhë dhe ishin fise të afërta të ndara kohë më parë. Po kështu, sipas historiografëve të lashtësisë Visarioti i Thesprotisë nuk e pat të vështirë të nënshtronte emathiatët, sepse edhe ata flisnin të njejtën gjuhë me të, pra edhe ata ishin fise të afërta, të ndara dikur.

Del qartë si rrjedhojë që këto tre fise kishin një origjinë të përbashkët… Ishin ilirë… Ishin pellazgë …Ishin parahelenë.

Historiografët e sotëm (e sidomos qarqet megalomane greke) këtë duhet ta pranojnë si aksiomë…Para se të quhej Epir, ai ishte Paryli, Thesproti, Molosi, e më pas edhe Kajoni( Kaoni).Më duhet të bëj me dije se fjala ” Kajon” ose ” Kajoni” është fjalë aq shqiptare, sa akush nuk duhet të guxojë e të hapi sqepin e sorrës për të krrakitur që ta mohojë e t’i japi një gjuhësi tjetër!

Fjala ” Kajoni” (Kaioni, Kaoni) do të thotë: Ka Joni, ose Nga Joni, pra Anës detit Jon. Dihet që edhe sot ato treva që dikur përbënin “Kaoninë” në vend të parafjalës “nga” përdorin parafjalën “ka” . Po kështu edhe krahina tjetër që dikur quhej Thesproti* (Çamëria e sotme) në vend të “nga” përdor “ka”. Çdo shpjegim tjetër do të ishte i pavërtetë dhe i papranueshëm…Mbase edhe i qëllimshëm dhe antikombëtar) Nëse për këtë, (ashtu si edhe për shumë përcaktime të tjera që unë kam bërë në disa shkrime të kaluara), historianët apo gjuhëtarët tanë, kanë anashkaluar pa vënë re, ky nuk është faji im. Përfundimet që kam nxjerrë janë aksioma dhe nuk duhet t’i kundërshtojë askush…Si ata të pavëmendëshmit, ashtu edhe ata qëllimkeq.

Thuhet rëndom se emrin “Epir” e vunë helenët e ardhur nga ishujt dy shekuj më pas. Sipas grekëve “Epeiros” do të thotë “tokë”, “kontinent”. Mirëpo këtë e kundërshton pa asnjë përqasje fakti se kjo krahinë thirrej “Epir” dhe jo “Epeiros” shekuj më parë nga vetë vendasit, epirotët pellazgë . . .JO!

E vërteta e madhe është se, ne gjuhën pellazgo – ilire – shqipe, “Epir” do të thote “E pirë”( E pir ), pasi këto treva ishin të pasura me toka pjellore, me ujë si dhe me bagëti të imta e gjedhë të panumërt, që(gjithmone sipas historiografëve të lashtësisë) ishin në shumicën e rasteve të lirë, gjysmë të egër, gjinjtë e të cilëve i pinte kushdo që i haste në rrugëtimin e tij në fushat, luginat, pyjet.

Ndaj e quajtën EPIR. Ky emër nuk ka lidhje me “helenët” apo “grekët”. Ky fakt duhet të njihet nga te gjithë. Edhe kjo duhet t’i rrëzojë të gjitha hamendësimet e tjera…Duhet të mbetet një ” aksiomë”.

Thesprotët, pra ishin epirotët e parë që sunduan krahinën, derisa një ilir enkeleas i quajtur Molos pushtoi territore të Emathisë veriore dhe krijoi kësisoj Mbretërinë e Molosisë, e cila më pas do të bëhej qendra e EPIRIT.

Njeri nga pasardhësit e Mbretit enkeleas, Molosit, Aleksandri, u detyroi thesprotëve dhe kaonëve si dhe fiseve të tjera më të vogla udhëheqjen e tij. Kësisoj nisi të funksiononte si një federatë.

Ne fillim e thërrisnin Molosi, më pas e quajtën E P I R.

Në këtë EPIR para se të vinin helenët ne Ballkan flitej gjuha pellazgo- ilire….pra shqipja e sotme.

Sidoqoftë, edhe nën sundimin e Molosisë, Thesprotia mbeti krahina më e pasur dhe më e rëndësishme e Mbretërisë Epirote të krijuar nga fisi i Aiakidëve molosë, të cilët sunduan deri në pushtimin nga Roma. Kjo për dy arësye:

E para, Thesprotia shtrihej anëdetit Jon, kësisoj kishte lidhje të gjithanëshme, tregtare, kulturore, shpirtërore me botën e Mesdheut, kryesisht me bregdetin e Kaonisë, me dy brigjet e detit Adriatik,(me fiset ilire të Ballkanit, që, sipas gjasave, deri në shekullin V para Krishtit quhej Gadishulli Ilirian dhe me fiset e herëshme ilire që qenë vendosur në Gadishullin Apenin, Italinë e sotme) si dhe me Azinë e Vogël mesdhetare.

E dyta, Thesprotia kish të zhvilluar artet dhe kulturën dhe jetën e krahinës, derisa u bë pjesë e Mbretërisë së Epirit (Molosisë) e drejtonte rendi Republikan i drejtuar nga Prostatët që zgjidheshin me votë popullore çdo vit. Ky shembull u ndoq edhe pas prishjes së Mbretërisë Epirote në vitin 230 para erës së re.

E pra, ndodh që fëmija bëhet më i zoti e më i fuqishëm se prindi. Kështu ndodhi me Mbretërinë e Molosisë të krijuar nga thesprotët, që u fuqizua dhe më pas kishte në varësi krijuesit e saj.

Mbretëria e Epirit u zmadhua e u zhvillua sidomos nën Pirro Aiakidin, ose siç njihet në histori, Pirro i Epirit.

Për t’u përmendur është fakti që deri sa vdiq Mbreti Pirro, në Epir nuk njihej gjuha greke, dhe kultura greke ishte futur shumë pak. Gjithashtu krushqitë e familjeve të kurorës dhe nobile nuk ishin bërë në asnjë rast me grekët (që, për hir të së vërtetës atëhere ky term nuk njihej. Madje ky emër nuk njihej deri vonë. Vonë- vonë, u përdor emërtimi fiset greke, ose helenët. Ata, “grekët” apo “helenët” nuk patën kurrë një Mbretëri si epirotët, maqedonët apo ilirët e tjerë.) Edhe më parë, trojanët dardanë, pellazgë, ishin të parët që rrëmbyen Helenën, që edhe ajo, sipas gjasave nuk qe greke.

E rëndësishme është të njihet fakti i pakundërshtuar, që komandantët më të zot të Pirros ishin thesprotët. Gjenerali të cilit ai i besonte shpesh drejtimin e betejave të rëndësishme quhej Aleksandër dhe ishte nga Ambrakia. Më pas, Aleksandri u bë edhe dhëndri i Pirros, mori për grua vajzën e tij të vogël, Nereidën. Mund të themi pa mëdyshje, që Pirro Aiakidi i vlerësonte thesprotët si “racën më të fisme epirote. Kjo qe edhe arësyeja që vajzën që donte më shumë, që e kish nga martesa me një grua Kaone, Nereidën ia besoi gjeneralit Aleksandër, edhe pse ai qe disa vite më i madh se e bija.

Pra në Epir flitej vetëm gjuha e trashëguar nga pellazgët, shqipja e sotme, ose, më saktë…Çamërishtja.