‘Territorialja’, socialistët braktisin mbledhjen e këshillit bashkiak në Maliq, qytetari: Ju luani me popullin

Socialistët kanë braktisur mbledhjen e këshillit bashkiak në Maliq për reformën territoriale, e cila ishte thirrur nga opozita.

Mbledhja zgjati rreth 20 minuta ndërkohë që në rendin e ditës ishte parashikuar miratimi i qëndrimit zyrtar të këshillit bashkiak për t’ia përcjellë Kuvendit.Grupi i këshilltarëve të majtë tha në një deklaratë për të mos u shprehur me vendimmarrje në lidhje me propozimin që duhet t’i dërgohet parlamentit dhe si rrjedhojë, kryetari Gëzim Topçiu njoftoi mbylljen e mbledhjes duke nxitur reagime nga opozita e qytetarët.

Sigal

Ulu atje! Kush e mbyll mbledhjen? Ulu shpejt!”, tha një qytetar duke ‘valëvitur’ bastunin e tij.“Luani me popullin ju? Ç’bëhet kështu?”“Si s’ju vjen turp more?”, kundërshtuan të tjerët.Salla u boshatis nga këshilltarët e majtë brenda disa sekondash.