Tiranë, strehohen 193 persona në situatë rruge

498
Sigal

Bashkia e Tiranës informon
se numri i personave që kanë kaluar mbrëmjen e acartë në qendrat sociale të
hapura nga Bashkia e Tiranës ka arritur në 193 persona.

“Punonjësit e Policisë
Bashkiake kanë vijuar të punojnë me intensitet për evidentimin e personave që
janë në kushte të vështira duke i strehuar në qendrat sociale,  si dhe u
janë përgjigjur telefonatave të qytetarëve të cilët kanë lajmëruar për raste
emergjente dhe që kanë pasur nevojë për trajtim” thuhet në njoftimin për
shtyp

Bashkia u ka bërë
thirrje të gjithë qytetarëve që nëse kanë emergjenca, të telefonojnë në numrin 
0800 0888ose në numrin 112, që është numri i të gjithë emergjencave.