Shoqatat e Transportit Ndërqytetas paralajmëron për protesta: Të luftohet informaliteti dhe të na falet taksa e bashkisë

318
Sigal

Shoqata e Transportit Ndërqytetas ka deklaruar se ndodhet në vështirësi ekonomike.

Nëpërmjet një deklarate për mediat, kreu i shoqatës Kujtim Mema paraqiti dy kërkesa, të luftohet informaliteti dhe të falet taksa e bashkisë. Po kështu ata deklaruan se nëse nuk do të plotësohen kushtet e tyre ata do të dalin në protestë para bashkisë.

“Pas fillimit të punës ne shohim që jemi në gjendje të vështirë ekonomike dhe puna jonë nuk ka vlerë financiare. Po dëmtoheni nga transporti informal, shteti na premtoi që do na ndihmonte por nuk po marrim ndihmën e duhur. Informaliteti është në maksimum, sado task forca ka dalë për ta ndaluar, puna është e pakët dhe nuk vlen.

Na është premtuar se do na falet taksa e bashkisë. Ne kemi pesë muaj pa punë dhe nuk kemi para në familjet tona dhe jo më të paguajmë këtë taksë të bashkisë. Rama ka thënë që taksat do të shtyhen deri në dhjetor, ndërkohë që bashki na i solli zarfin.

I kërkoj këshilli bashkiak të ulën dhe të rishikojnë situatën tonë dhe të na ndihmojnë. Premtimet janë të mëdha për ta ndihmuar sektorin tonë. Jemi duke pritur, por ka gjëra që nuk mund ti presim, siç është informaliteti”, tha kreu i shoqatës.

Ndërsa sa i përket çmimit të biletës ende nuk ka një dakordësi brenda kësaj shoqate. Disa prej tyre kërkojnë uljen e TVSH, pasi në të kundërt do të rritet çmimi i biletës, ndërsa disa të tjerë thonë se nuk do të rritet çmimi.

“Aktualisht nuk diskutohet rritja e biletës. Ne kërkojmë që shteti të kthejë vëmendjen nga ne. Ka vite që kërkohet një rritje e çmimit të biletës. Ne jemi vendi në Ballkan me biletën me të ulët. Nafta është rritur, standardi është rritur”, sqaroi Mema.