Radhët e gjata të të rinjve mirëpresin librin “Duartrokitësit” të Bashkim Hoxhës

297
Sigal

 

Vijojnë rradhët e mëdha për t’u prezantuar me librin më të fundit të gazetarit të mirënjohur Bashkim Hoxha. Ditën e djeshme disa të rinj të qytetit të Durrësit kanë organizuar një takim autografësh për romanin më të ri “DUARTROKITËSIT” .

Ky libër që nga dita kur shkrimtari i e nxori në qarkullim, bëri një bujë të madhe. Personazhi kryesor ka për të qenë ai njeriu i ndershëm, i mirë, të cilin jo vetëm nuk e shohim, por nuk i japim as mundësinë që ta njohim.

Ai shprehet se ka përjetur me emocion radhën e bukur të të rinjve që prisnin për librin.

“Mirënjohje për të rinjtë që oragnizuan në ambientet e ARAGOSTA, këtë takim autografesh për romanin tim të ri “Duartrokitësit”, edhe pse në kushte të distancimit social prej pandemisë”, thekson Hoxha.

Shumë autorë kanë shprehur mendimet e tyre në lidhej me këtë roman të dal në treg.

Shkrimtari, Adil Olluri shprehet: “Duartrokitësit” është një roman për mashtrimin, zhgënjimin dhe shpresat e thyera. Një roman që flet me zërin e kohës, me zërin e njeriut të sotëm shqiptar. Autori i tij, shkrimtari i njohur Bashkim Hoxha, ka krijuar një rrëfim që më tronditi me të ndodhurat e personazheve të tij, të cilët më morën për dore dhe më dërguan në rrugët e tyre të dëshpërimit të rinjve të sotëm shqiptarë.”