Gëzim Llojdia: Butrinti, një histori përmes polemikash ?

194
Sigal

 

  1. Parqet arkeologjike , dhe veçanërisht Butrinti ,ndryshe nga parqet e tjera arkeologjike, që filluan të funksionojnë pas vitit 2005 ka pasur një status tjetër. Të gjitha parqet arkeologjike në Shqipëri kur funksiononin si të tillë( sot parqet e Vlorës janë nën kuadër të drejtorisë rajonale), kishin një bord administrimi dhe çdo tre muaj bordi merrte në analizë parqet arkeologjike për të parë ecurinë e punësive të tyre. Butrinti ishte parku lider dhe si i pari park arkeologjik, që u bë i tillë ngase kishte një fondacion, që sillte turistë specifikë dhe pasi UNESCO i e futi në rradhët e saj, numri i vizitorëve zinte shifra të mëdha. Ajo, që duhet thënë është se të huajt sollën tek ne një mënyrë të re për të administruar këtë pasuri arkeologjike. Vet parqet arkeologjike u ndërtuan si parim në botë, që një numër i vogël specialistësh, të administronin shpellat, si një mënyrë efikase. Dhe në Shqipëri kjo filloi të funksiononte në një mënyrë tepër perfekte. Amantia nga një vend mes ferrave, dhe bimësisë, që kishin mbuluar objektet u suall në një park që ende kërkon punë investime dhe duhet kthyer në një zonë rentabël për të ardhurat, mirëpo e veçantë është se është një sit 100% ilir. Po kështu Bylisi është sit arkeologjik 100% ilir. Këtu duhet vënë thekësi. Të vizitojmë qendrat ilire.Të vendosim emrat ilir, nëpër supermarkete, shërbime, hotele, restorante etj. Mësohet aty historia ilire, por rriten edhe të ardhurat. Por kjo kërkon një punë të madhe për trashëgimin ilire.Të promovohet kjo kulturë jo vetëm nga ëebsite e disa patriotëve,  por edhe nga ato shtetërore, nëpër shkolla, universitete apo mediume publike. Kultura ilire është më e vjetër se shumë kultura të tjera, mirëpo këto të fundit kanë bërë një turizëm kulturor të pabesueshëm në raport me vendin tonë. Shkurt. Një motoçiklist i nisur nga Venecia më erdhi 10 vjet më parë me një guidë në dorë në Orik. Ishte në italisht dhe e kishte blerë në qytetin tij.

-Përse për Malin e Zi-tha: janë shkruar 4-5 faqe për objektet e trashëgimisë kulturore, për ju që keni dyfish, janë shkruar 8 rreshta? Guida ishte italiane.

 

…Dhe një fakt nëse gjeni mbishkrime greke. P.sh në Amantia nuk do të thotë se është greke si shkruhet në ndonjë ëebsite. Po atëherë, çfarë janë këto mbishkrime të huaja në truallin ilir? Po ka sa të duash mbishkrime greke. Ilirët në bashkëpunim me fqinjët pasi edhe vetë ishin të pasur (derdhnin monedha në flori dhe në metale të tjera), pra ishin të pasur dhe mjeshtra, punëtorë fqinjë për të ndërtuar objektet publike. Ishin të kamur. Dhe kamja e tyre ishte pikërisht se kishin metale të çmuara, që nga floriri etj. Këta i derdhnin në monedha dhe muarrën skllevër për të ndërtuar. Kush quhej i pasur aso kohe pra ai që kishte dhe zotëronte flori dhe metale të çmuara. Emtonin monedha në flori qytetet ilire, çka tregon se nuk ishin të varfër, por të pasur. Pra ato mbishkrime janë bërë nga skllevërit, por ajo pasuri, objektet, godinat e gjithçka nuk u përkisnin atyre, por të pasurve banorëve vedalinj, që quheshin:ilir. U kthyen andej nga kishin ardhur, skllevërit një ditë të bukur, ndërsa qytete ilire, gjalloheshin e gumëzhinin nga jeta.

…Vijmë te Butrinti. Peizazh i virgjër. Bimësi, që rritet dhe s’mundet dot. Kështu janë parqet arkeologjike në botë? Rrënojat arkeologjike janë ende, por kushtet aty janë larg atyre perëndimore. Kështu janë lënë sitet arkeologjike ,që prej 80 vjetësh. Shikoni sitet arkeologjike të fqinjëve   dhe numrin e turistëve.

…Çdo ekspeditë arkeologjike në këtë vend është bërë nga të huajt, sepse shteti ynë i varfër, nuk ka para .

2.

Mirëpo, kthehemi te Butrinti. Në kohën kur Hasan Ceka mbronte artefaktet e Butrintit.

Sandro De Maria në artikullin e tij : “Leon Rei, Luigi Ugolini dhe origjina e arkeologjisë shqiptare”, Revista: “Iliria” Nr.1-2, 2003-2004, sjell një fakt mbi grabitjen e  objekteve arkeologjike të zbuluara në nëntokën shqiptare, diku në veri të vendit dhe i gjithë ky material i bollshëm parahistorik, (ilir), sipas Ugolinit, nga një ekspeditë franceze, u dërgua në Francë. Ishte koha kur synimet e të huajve karshi kulturës së lashtë po i kthenin në grabitqarë. Në Amantia grabitjet e italianëve si ushtri pushtuese të territorit ishin akoma më të mëdha. Karl Pasch, profesor i Universitetit të Vjenës, sjell një dëshmi të çuditshme. Kur vizitoi Plocën ai pa në oborret e banorëve statuja, të cilat i përkisnin qytetit Ilir. E. Izamberti. K. Pachi dhe me vonë Ugolini, u tërhoqën me tepër pas mo­numenteve të shpërndarë në fshat, nëpër shtëpitë e oborret. Karl Pachi duke gjetur në Ploçë monumente të ndryshme arkeologjike, skulptura, mbishkrime, pjesë arkitektonike të shumta e të rëndësishme. Skënder Anamali: “Kërkimet e bëra në Plocë edhe në vitet e pastajme, treguan se një pjesë e monumenteve, që shiheshin mbi sipërfaqe kishin qenë gërmuar edhe më parë. Banorët pleq të fshatit i kujtonin ende gërmimet që ka bërë gjate vitit 1920 ushtria italiane, e cila kishte qëndruar mjaft kohë aty. Ata nuk morën vesh fare u zbulua, gjatë këtyre gërmimeve, sepse materialet e gjetura u morën nga ushtarët italianë kur u larguan së andejmi. Eqrem bej Vlora mblodhi jo pak nga pasuria materiale arkeologjike e këtij qyteti. Ai dhe Dr. arkeologjisë Yzeir Alimerko, si dhe objektet, që sillte Leon Rei nga Apolonia, e kthyen muzeun, në Skelë, ndër më të pasurit. Dhe duke gjezdisur nëpër libra historie nëpër fletët ditari gjetëm edhe këtë shënim të vogël, për kohën e kësaj godine që ka parë godinën dhe lotët, që janë vesa e dhimbjes, pushtuesi i vuri zjarrin e shkrumbëzoi, qafiri dhe dhimbja e saj ishte e pamatë se ikën dhe humbën shumë dëshmi, humbën si hiri. Këtë hi ne e mbledhim sot, ku brenda tij është e gjitha, ku ne të shkruajmë sado pak një varg. Në atë godinë ku ishin gjetjet e Leon Rey, Neritan Ceka, djali i arkeologut Hasan Ceka shprehet tek libri i tij “Apolonia….” më 1924 filloi gërmimet arkeologjike në Apoloni një mision francez i drejtuar nga Leon Rey. Rezultatet ishin mjaft premtuese me zbulimin e styoas, buleterionit dhe më pas të odeonit dhe bibliotekës…

3.

Raporti mbi udhëtimin e tij të parë, dorëzuar Ministrisë së Jashtme në korrik të vitit 1924, përmend shpesh rolin “politik” që Ugolini i jepte Ekspeditës së tij, përgjithësisht në funksion anti-francez, megjithëse pohon se “nuk kam dalë për asnjë çast nga fusha ime e studimit të antikiteteve: për këtë arsye ndoshta iu pëlqeva shqiptarëve” dhe përsëri: “u përpoqa që ta bëj sa më të shterpë punën e rivalëve tanë në Shqipëri. Midis tyre shkëlqen Franca (veçanërisht nëpërmjet deputetit Godard dhe longamanust së tij, z. LeonRey), e cila përpiqet në çdo mënyrë të pengojë dhe të ndalojë punën tonë. Në këtë fushë pata mundësi të shpalos një veprimtari të qetë, por me rezultate”. Së fundmi: “…I gjithë materiali i bollshëm para historik (“ilir”) , i gërmuar nga Dr. Colin në Qerret (Pukë), u transportua fshehurazi në Francë. Atëherë munda lehtësisht të kisha miratimin e të gjithë atyre personave veçanërisht të atyre me kulturë dhe pozitë më të cilët ishte e nevojshme që të flisja; gjithë kjo pa krijuar dyshime, duke folur gjithmonë si studiues. U tregoja atyre faktet që përmenda më sipër dhe të tjera akoma; i shpjegoja sistemin francez jo shkencor; i sillja në vëmendje që në këtë mënyrë shqiptarëve i merreshin faqet më të drejtpërdrejta e më të rëndësishme të historisë së tyre, domethënë ato që flisnin për Ilirët, paraardhësit e tyre. (Kjo vërejtje kishte gjithmonë një efekt të veçantë, sepse në këtë mënyrë prekja sedrën kombëtare shqiptare që është shumë e fortë, dhe që i konsideron ilirët si paraardhës të lashtë dhe shumë të nderuar, dhe si rrjedhim, në ç’kam mbetet prej tyre një pasuri kombëtare, me të drejtë të rëndësishme)”. Pra Ugolini, për të ngjallur dashamirësinë shqiptare drejt anës italiane prekte dy pika kryesore: nga një anë mosrespektimin nga pala franceze të detyrimit, të parashikuar nga leja e gërmimit, për të mos eksportuar material arkeologjik, nga ana tjetër temën kombëtare të origjinave ilire, që duke e shkelur nga ngjarje të ndodhura. Me gjithë këto pohime të hapura, do të ishte, për sa me duket mua, tepër thjeshtëzuese dhe në fund të fundit e pasaktë të konsiderohej roli i Ugolinit vetëm nën dritën sunduese të propagandës politike, edhe përsa i përket këtyre fazave të para të punës së tij në Shqipëri. Këto konsiderata janë bërë në të kaluarën, duke e gjykuar Ugolinin një “arkeolog-fashit” modest ose më keq akoma si një  “fashist arkeolog”. Dy udhëtimet paraprake të viteve 1924-1925 janë prelude të formimit të  Missione Archeologica Italiana, (Ekspedita Arkeologjike Italiane), që Ugolini udhëhoqi nga viti 1926,  deri në vdekjen e tij, në Bolonjë, më 4 Tetor 1936, në moshën 41 -vjeçare. Parathënie politiko-institucionale e formimit të Ekspeditës.

4.

Le të ri-vijojmë me pohimin e Sandro De Maria të botuar te Revista: “Iliria” Nr.1-2, 2003-2004.: “Në mbyllje dua të kujtoj një episode domethënës. Më 29 maj të vitit 1935, agjenti konsullar mbretëror i Sarandës, informonte ambasadën italiane në Tiranë,  se më datë 26 të atij muaji. “Certo Hassan Ceka, una speciedi  archeologo albanese, senza alcunavviso, anzinascostamente, ementre è tutte raassenteil Prof. Ugolini, sièrecatoa Butrinto col materiale già pronto e dha piantato una baraça di pessi mogusto, proprio apochimetridallase de della Missione Archeologica Italiana…”(një person i quajtur Hasan Ceka, një farë arkeologu shqiptar, pa asnjë lajmërim, përkundrazi, fshehurazi ndërkohë që prof. Ugolini nuk është ende i pranishëm, shkoi në Butrint me material të përgatitur më parë dhe ngriti një kasolle të shëmtuar, vetëm pak metra larg qendrës së Ekspeditës Arkeologjike Italiane…). Fjalët përçmuese të agjentit të konsullatës së Sarandës, nuk mund të fshehin sot një fakt vendimtar: me shfaqjen e asaj kasolleje modeste në Butrint, pranë veprës pioniere Léon Reyt dhe të Luigi Ugolit, së cilës u bashkua kaq fshehurazi Hasan Ceka, tregon se bazat e së ardhmes së arkeologjisë shqiptare ishin hedhur.