Dy ditë pasi “KF Shkumbini ” shpërdoroi shansin në fazën e Play off për të finalizuar ngjitjen në Kategorinë e Parë , ka reaguar Presidenti Ali Kasa. Humbjen e ekipit të financuar prej tij ,Presidenti Kasa dhe komuniteti i Bashkisë Peqin e kanë përjetuar jashtëzakonisht keq.Presidenti Kasa është trishtuar së tepërmi dhe shprehet se ndjen dhimbje të madhe në shpirt nga zhgënjimi që i la performanca e dobët e “KF Shkumbinit ” në Play off.Investuam gjithçka duhet për ekipin dhe stafin gjatë këtij edicioni futbollistik .Futbollistëve dhe stafit u krijuam kushte të shkëlqyera ekonomiko-financiare .Madje grumbullimet e ekipit para çdo ndeshje u kthyen në traditë dhe rezultatet pozitive janë shoqëruar me premio . Ishim plotësisht të bindur se do ngjiteshim një kategori më lart dhe për ti motivuar edhe më shumë futbollistët dhe stafin për arritjen e suksesit në fazën e Play off vunë në dispozicion një Çek me vlerë 50 mijë euro.Por as kjo nuk pati efektin e pritshëm pozitiv.Në Play off, fatkeqësisht jo të gjithë lojtarët kanë bindur me lojën e tyre .Madje sipas Presidentit Ali Kasa të paktë tre mbrojtës dhe dy lojtarë të reparteve të tjerë në ndeshjen e fundit me KF Luftëtari nuk kanë respektuar aspak detyrat e ngarkuara nga Trajneri i cili me shumë takt dhe zgjuarsi është përpjekur ti rikthejë në rolet e tyre në lojë .Por ata i kanë injoruar përpjekjet e stafit teknik për të kryer detyrat e ngarkuara.Kjo situatë ka vazhduar edhe gjatë pjesës së dytë dhe pavarësisht zëvendësimeve fitorja e kundështarit ishte me rezultat të pabesueshëm edhe për vetë KF Luftëtari. Performanca e dobët dhe mos zbatimi i detyrave të ngarkuara nga stafi teknik në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Adush Muça” prej shumicës së futbollistëve të “KF Shkumbinit “është ngjarja më e hidhur dhe më skandaloze që kam përjetur si financues i këtij klubi futbolli. Finishi i garës qe fatal . Kjo dyshoj se ndodhi në mos gabofsha për shkak të disa pazarxhinjve në rradhët e ekipit .Këtë dyshim e përforcojnë deklarimet e Trajnerit Stavri Nica i cili ka përjetuar momente të vështira drejtimi në Bankinë gjatë ndeshjes ndaj KF Luftëtarit kur sipas tij disa futbollistë nuk i bindeshin orientimeve të tij.Madje disa futbollistë kanë provokuar edhe incidente me kolegët e ekipit të tyre gjatë pjesës së dytë duke i krijuar kushte tepër favorizuese kundërshtarit dhe fundi ishte ai që askush nga ne nuk e imagjinonte . KF Shkumbini u mund thellë 0-3 për mungesë impenjimi disa futbollistëve , loja e të cilëve u lexua qartë nga të gjithë dhe që i kushtoi shtrenjtë para së gjithash qytetit të Peqinit dhe KF Shkumbinit . Në një situatë të tillë të krijuar për shkak të disa “pazarxhinjve” në rradhët e ekipit pas konsultimeve të shumta me stafin vendosa ta “shkrij ” të gjithë ekipin . Më vjen keq që për shkak të tre, katër apo maksimumi pesë futbollistëve të “shkrijmë” një ekip por ky ishte sygjerim i stafit teknik, i specialistëve të shquar të futbollit , i bashkëpunëtorëve të mi dhe i miqve që duan që futbollit në qytetin e Peqinit ti rikthehet shkëlqimi i dikurshëm. E kam marrë me shumë seriozitet e dëshirë fuqizimin e KF Shkumbinit dhe do e mbështes realisht fuqishëm financiarisht .Kemi hedhur hapat e para dhe kemi fituar eksperiencë të mjaftueshme për të bërë më të mirën . Dështimin nuk e kishim menduar kurrë në hapat e para të kësaj sipërmarrje , por ai do na vlejë shumë për të ardhmen . Është eksperiencë e hidhur por gjithsesi ne kemi plot arritje për të cilat kemi arësye të krenohemi . Së pari ringjallën shpresën se KF Shkumbini jo vetëm që mbijetoi kur askush nuk besonte më , por së shpejti ky klub futbolli do kthehet në një model për të gjithë. Së shpejti do ketë një kompleks sportiv modern stërvitje , më pas vijnë suprizat e tjera. Jam i bindur se shumë shpejt para Festimeve kushtuar 100 vjetorit të KF Shkumbinit nga Peqini do kemi vetëm lajme pozitive . Kjo që ndodhi është ajo që nuk dua as ta kujtoj e as ta komentoj më kurrë u shoreh Presidenti i KF Shkumbinit ,Ali Kasa.Tani na mbetet të shohim nga e ardhmja dhe të fillojmë sa më shpejt nga puna serioze me njerëz dinjitozë që duhet të punojnë e sakrifikojnë në maksimum për ti realizuar objektivat e përcaktuara sipas detyrimeve kontraktuale .