Egon Velaj: Politika si ushqim për urrejtjen

900
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Prej disa kohësh në mediat fqinje të shtetit grek, i hidhej benzinë një zjarri, që është ndezur furishëm që prej vitit 1821 dhe vazhdon të digjet akoma sot e kësaj dite. Viti 1821 përkon me vitin e pavarësimit të Greqisë nga Perandoria Otomane dhe “zjarri i ndezur” ka të bëjë me urrejtjen kolektive të politikës greke ndaj faktorit paqedashës shqiptar. Episodi i fundit ishte vrasja makabre e shtetases angleze Caroline Crouch nga bashkëshorti i saj grek Charalambos Anagnostopulos. Qysh në krye të herës media greke, duke mos ju referuar asnjë hetimi profesional, nxitoi të ushqente zjarrin e urrejtjes ndaj shqiptarëve, politikë kjo e cila qëndron fuqishëm në mendësinë e Greqisë të djeshme dhe të sotme. Në lagjen ‘Glyka Nera’ të Athinës masakrohet shtetasja angleze Caroline Crouch. Në përfundim të hetimeve konkludohet se vrasja është bërë pikërisht nga bashkëshorti i saj grek, Charalambos Anagnostopulos. Ende në fillim të hetimeve, politika antishqiptare mediatike e ushqyer ndër vite nga shteti dhe kisha greke, u vërsul me të gjitha arsenalet e saj për të gjetur autorin e krimit. Dhe autori imagjinar u gjet. Ishte pikërisht “Ai”, shqiptari. Ishte ai shqiptari “kriminel” i cili endet natën në kërkim të viktimës së radhës. Ai kërkon si të bëjë keq. Fatkëqësisht kjo është aureola që mediat e frustuara nga politika antishqiptare e qarqeve greke, i ka vendosur në kokë shqiptarit.

Nëse do të bënim një retrospektivë në kohë dhe në histori, nuk do të gjejmë asnjë politikë antigreke të asnjë regjimi shqiptar që nga viti 1912 e këtej. Biles, as edhe komitet dhe çetat shqiptare që qarkullonin në Shqipërinë e para vitit 1912, nuk kanë bërë kurrë asnjë masakër mbi popullsinë e pambrojtur greke dhe qëllimi i tyre, ka qenë vetëm dhe vetëm mbrojtja e popullsisë shqiptare, pikërisht nga andartët grekë. Kjo politikë propagandistike antishqiptare në Greqi i ka rrënjët më thellë nga sa duket dhe origjina e tyre është te e pavërteta e madhe që jeton populli i ashtuquajtur “grek” këto 200 vitet e fundit. Greqia e sotme nuk është aspak një koncept etnik por veçse një koncept territorial. Grekët e sotëm  pëlqejnë që të quhen stërnipërit e Homerit apo Aristotelit, por në fakt e vërteta është se janë një amalgamë shqiptaro-turko-vllaho-sllave. Grekët nuk janë një komb etnik, por vetëm një komb fetar. Kombi etnik përbëhet nga gjaku dhe gjuha, ndërsa kombi fetar përbëhet vetëm nga përkatësia fetare. “Kush është ortodoks, është grek”. Kjo ishte parulla e cila u mboll në subkoshiencën e grupimeve etnike të cilët populluan Greqinë e vitit 1821. Elementi arvanit jo vetëm që ishte deçiziv në krijimin e shtetit të ri grek, por ishte elementi mbizotërues në të gjitha sferat e jetës politiko-ekonomiko-sociale në territorin e asaj Greqie bebe të rilindur pikërisht mbi këtë shtyllë arbërore. Mirëpo jetojmë në rilindjen e vonë evropiane dhe evropa kërkon një të ardhme dhe siç ndodh Shpesh, e ardhmja rindërtohet atje ku ka patur një të shkuar. Mbreti Ludovig i Bavarisë, i dashuruar nga klasikët e Greqisë së lashtë,  nxiton që të investohet në rilindjen laboratorike të asaj që do të quhej Greqi. Dërgon emisarët e tij atje poshtë në Athinë për të rizgjuar  identitetin grek, por emisarët e tij kthehen të çuditur në Bavari dhe raportojnë se atje poshtë në Athinë, nuk gjetën asnjë grek dhe pikërisht, Athina ishte një fshat i madh ku gëlonin shqiptarët dhe gjuha shqipe. Ishin pikërisht ata, arbërorët autoktonë, arvanitasit. Ishin ata arbërorë që ishin të vetmit që luftuan kundër turqve. Ishin ata që u ngritën në një luftë jo për të krijuar Greqinë e re por për të qënë të lirë, ashtu siç ata dinin. Ishin pikërisht ky element arbëror i fortë baza e kryengritjes. Laskarina Bubulina, Teodor Karaiskaqi, Teodor Kolokotroni, Marko Boçari me suliotët, Marko Xhavella, Kondurioti, Miauli etj. Historia  dhe përkatësia e tyre etnike arbërore qëndron e fortë edhe pse është munduar shumë fshirja e saj, por dielli nuk mbulohet me shoshë. Revolucioni arvanitas për liri, u përdor nga Fuqitë e Mëdha për të ngritur nga hiri Greqinë e re. Kjo kulmoi me Konventën e Londrës të vitit 1832, ku Greqia u bë një mbretëri e re e pavarur nën mbrojtën e Fuqive te Mëdha (Mbretëria e bashkuar, Franca dhe Perandoria Ruse). Pikërisht në këtë moment, filloi të fshihej e vërteta. Elementi arbëror duhej të fshihej patjetër. Me një të rënë të lapsit gjuha shqipe u anatemua, heronjtë arvanitas u përndoqën dhe u masakruan. U shpik një gjuhë laboratori, një gjuhë koine, grishtja e sotme. E cila mund të jetë e e vetmja gjuhë në botë e cila nuk ka dialekte. Kjo mdodh sepse është gjuhë e re. Grekët e sotëm e kanë damkosur me vulën e tradhëtarit Herodotin, “babain” e historisë për arsye se Herodoti nuk pohon atë që shkruan historiografia se, grekët lindën nga gurët dhe nga drurët në këto troje. Herodoti thotë se kur “grekët” erdhën në këto troje, gjetën një qytetërim, nga i cili morën kulturën dhe gjuhën. Ky qytetëterim ishin pikërisht protoshqiptarët, pellazgët. Jo rastësisht të gjitha emrat e perëndive “greke” nuk zbërthehen as në greqishten e vjetër dhe as në greqishten e sotme koine (gjuhe laboratori). Arvanitët e Greqisë se re ishin pikërisht autoktonët dhe nipërit e protoshqiptarëve. Sqarimin e kësaj situate të pakuptimtë e ka përkufiziar profesori grek Nikos Dimou, ku në një intervistë vite më parë tek “New York Times” do të nënvizonte se: “Ne flisnim shqip dhe quanim vetveten Bizantinë”, por atëherë Winckelmann, Goethe, Victor Hugo, Delacroix, të tërë na thanë, “Jo, ju jeni grekë, pasardhës direktë të Platonit e Sokratit”, dhe atëherë filluan problemet.

Kam 12 vjet që them nuk ka grekë, vetëm Akademia jonë e Shkencave nuk më beson. Nuk lashë gjë pa lexuar dhe nuk dilnin asgjëkundi, dilnin vetëm shqiptar. Faktet historike janë shumë kokëforta dhe ne shqiptarët u përvëluam nga krijimi i Greqisë fallco, se na morën padrejtësisht një territor dhe një popullsi të madhe që na u tjetërsua. Ata shqiptarë që nuk pranuan të bëheshin grek fallco, u dëbuan. Krijimi i grekëve fallco, është ndoshta marrëzia më e madhe në historinë e njerëzimit dhe aventura më e madhe që kanë bërë disa shtete Evropiane.  Kjo situatë joreale dhe fallsiteti, tregoi se një nga përfituesit më të mëdhenj të krijimit të shtetit grek, ishte pikërisht Rusia, e cila nëpërmjet elementit ortodoks, kërkoi të vendoste hegjemoninë e saj politike në kufirin jug-lindor të Evropës së re. Sjellja e Charalambos Anagnostopulos i cili çfarë nuk sajoi për të mbuluar krimin e tij monstruoz i ngjet pikërisht politikës greke, e cila ka 200 vjet që mundohet të fshijë si me magji, elementin shqiptar në Greqinë e krijuar nga Fuqitë e Mëdha.  Ishte kjo mendësi prej falsifikatori, e cila shërbeu si ushqim për masakrat e padëgjuara të qarqeve shtetërore greke mbi popullsinë e pafajshme shqiptare të Çamërisë.  Ishte kjo mendësi prej falsifikatori, e cila shërbeu si ushqim për masakrat e padëgjuara të qarqeve shtetërore greke mbi fshatrat e Jugut të Shqipërisë . Është kjo mendësi prej falsifikatori që e ka burgosur politikën greke në burgun e thellë të mendjes dhe që prej andej dalin ëndrra me “Vorio Epir”.  Ëndrra që duan të varrosin të vërtetën, por e vërteta është si drita e diellit në mesin e fakteve kokëforta historike. Politika shtetërore greke me politikat e saj antishqiptare, do të fillojë të mendojë ndryshe, vetëm kur ta kapi gënjeshtrën e madhe prej hunde dhe ta hedhë në Lumin “Thiamis”. Ky do të ishte sinjali që makineria mediatike greke të fillonte t’i shikonte të vërtetat ashtu siç janë dhe mos ushqente opinionin me lugën boshe të propagandës antishqiptare. E vërteta shihet në sy. Vetëm ajo i krijon urat e bashkëpunimit midis popujve dhe vetëm ajo minon humnerat e ndarjes.