“Lufta e Ftohtë” në Bashkinë Vlorë, Arben Malaj: Gjithçka bëhet për të kontrolluar zonat e zhvilluara të qytetit

/Gazeta TELEGRAF

Ish-ministri i Financave Arben Malaj, foli për “Luftën e Ftohtë” që po zhvillohet në Bashkinë e Vlorës, pas konfliktit të Kryebashkiakut Dritan Leli me Ramën. Malaj theksoi se gjithçka bëhet për të kontrolluar zonat e zhvilluara të qytetit bregdetar.

Sigal

“Çdo kritikë që iu bëhet kryetarëve të partive, duhet të ketë të bëjë me punën që ata bëjnë. Ajo që hedh dyshimet për hakmarrje në rastin e bashkisë Vlorë është se, kryetari i Bashkisë së Vlorës bënka si deputet i zonës, por dilka se nuk bënka si kryetar i bashkisë. Është më shumë një luftë për të kontrolluar gjithçka që mund të jetë si mundësi zhvillimi në Vlorë, që të kalojë vetëm në disa duar. Sfida ndaj Dritan Lelit, është e papranueshme. Papunësia në Vlorë është politizuar dhe Leli është një i apasionuar që të ketë sa më shumë të rinj të punësuar”