Mimoza HAXHIAJ/ Gratë që duhet të shkojnë në politikë apo politika që duhet të shkojë tek gratë?

459
Sigal

 “Forca e Gruas vjen nga diçka që psikologjia nuk mund ta shpjegojë”. Kështu ka thënë shkrimtari i shquar, Oscar Wilde.

Çfarë është gjithë kjo forcë misterioze e gruas? Pse themi që gratë janë më të forta se sa burrat? Sepse pjesërisht është e vërtetë , sepse gratë kanë një forcë misterioze që ndihmon për të kapërcyer të gjitha vështirësitë që jeta vë në frontin e tyre, e njëjta që ndihmon për të jetuar, në mënyrë paqësore ekzistencën e tyre, shpesh më një buzëqeshje, sepse nuk ka asgjë më të bukur se sa buzëqeshja e një gruaje që ajo i ofron burrit dhe fëmijës së saj. Për shumë vite, femrat kanë vënë në dispozicion këtë forcë vetëm në familje, pa kujdesin më të vogël të jetës politike. Të mendojmë për votat! Çfarë do të thotë të votosh? Vota më shumë se një e drejtë duhet të jetë një detyrë që askush prej nesh nuk mund të shpëtojë. Në kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, legjislacioni shqiptar iu njeh të drejta të barabarta si burrave ashtu edhe grave,që me mbushjen e moshës madhore 18 vjeç, të zgjedhin dhe të zgjidhen. E drejta e votës është një e drejtë e garantuar. Historikisht gruaja e ka fituar të drejtën për të zgjedhur dhe për t’u zgjidhur për herë të parë në vitin 1928. Praktikisht të drejtën e votës gratë e zbatuan në zgjedhjet e para të pasluftës në vitin 1945. E drejta e votës është një e drejtë e garantuar, vota është vetjake, e barabartë, e lirë dhe e fshehtë (neni 45). Por para asaj kohe çfarë mendimi kishin për jetën publike? Praktikisht asgjë! Gratë kishin për të mbrojtur lirinë e tyre, kishin për të luftuar për të mbajtur një dinjitet të barabartë me meshkujt. Paradoksi është pikërisht këtu. Gratë duhet të luftonin për ato të drejtat e tyre. Ka pasur nga ato gra që kanë sakrifikuar ekzistencën e tyre për të marrë të njëjtin dinjitet, barazinë midis gjinive, ku ne vazhdojmë ende të flasim. Fjala barazi çfarë do të thotë? – Fjala barazi përfshin kuptimin se secili duhet të jetë i njëjtë. Duhet të kemi njësoj të drejtë, të njëjtat detyra, të njëjtin shans dhe të njëjtat mundësi. Është bërë shumë në këtë fushë, por ka akoma më shumë punë për tu bërë. Dua të analizoj pak prezencën e femrës në politikë. Shpesh dëgjojmë të flasin për kuotat e grave, këto kuota janë disa kuota minimale të prezencës së grave brenda organeve të zgjedhura. Por kuotat e grave janë shumë të rëndësishme për një shoqëri. Por çfarë më bën të mendoj, duhet të ishim qasur për kuotat e grave, që do të thotë prezenca e femrës në qeverisje të brendshme duhet të jetë diçka e qartë, kështu siç është prezenca e mashkullit pa qenë nevoja të vrapojnë për kuotat. Për fat të keq kjo nuk është e mundur, përqindja e grave në parlament është ende shumë e ulët. Përqindja ideale është 50%, një rezultat që sot duket utopik, por nuk është e pamundur. Unë besoj se vajzat dhe gratë duhet veçanërisht të kuptojnë që duhet të jemi aktiviste në jetën politike. Roli i jetës politike për një grua është parë gjithmonë si diçka pasive dhe kjo nuk është aspak e drejtë. Gratë janë elektrike, por duhet edhe të zgjidhen dhe kanë vetëdijen se duke u zgjedhur kanë mundësi për të përmirësuar shoqërinë, vetveten. Një grua është e lirë vetëm atëherë kur është plotësisht pronarja e vetvetes dhe e asaj që vendos të bëjë. Çdo veprim ka ansekuencën dhe çdokush paguan për veprimet e tyre, mbi të gjitha në termin emocional. Mendojmë për familjen, familja është e përbërë nga një burrë dhe një grua, bashkimi i tyre krijon fuqi, krijon institucionin në të cilin u themelua gjithë njerëzimi. Çështjet publike duhet të shikohen si një familje e madhe, një familje e burrave dhe e grave të cilët duhet të jenë në mënyrë të barabartë dhe nëse ata zgjedhin ndryshe ose në mënyre të ngjashme duhet të ndihmojnë të mbështesin ndërtimin e një shoqërie në interes të të gjithëve. Vetëm gratë që duhet të jenë kontribuuese të këtyre ndryshimeve, të jenë në gjendje për të kuptuar rolin qendror që do të kenë për të marrë nëse besojnë se ndryshimi është i mundur. Gratë që duhet të shkojnë në politikë apo politika që duhet të shkojë tek gratë? Kjo frazë në ironinë e saj është e vërtetë! Sepse politika duhet të bëhet një angazhim i përbashkët, duhet ta shikojnë si një gjë normale jo si anormale. Nuk duhet të bëhet më lajm nëse një grua drejton një institucion. Nuk ka rëndësi ngjyra politike, rëndësi ka qëllimi i përbashkët dhe gratë duhet të jenë prezente në organizimet politike, kulturore dhe sociale. Një grua duhet të dijë se mund të jetë protagoniste e jetës politike, e jetës profesionale, e jetës sociale, e jetës familjare dhe duhet të jetë e vetëdijshme që të përfshihet e gjithë kjo me natyrën e saj të suksesit. Suksesi i parë për secilin nga ne është arritje personale, realizim qe nuk është gjithmonë dhe vetëm në karrierë, por realizim që është mbi të gjitha për të mbajtur ekuilibrin, qetësinë, sensin e përbashkët. Qeveria pas zgjedhjeve të 23 Qershorit të 2013, për herë të parë i është qasur kuotave gjinore, ka respektuar një kuote gjinore ku nga 19 ministri, 7 prej tyre drejtohen nga gra ministre. Tani zgjedhjet te reja do të mbahen pas gjashtë muajsh ,zgjedhjet për Bashkitë e vendit. Parimi i barazisë midis grave dhe burrave është sanksionuar në nenin 18 të Kushtetutës së Shqipërisë. Të gjithë janë të barabartë para ligjit dhe askush nuk mund të diskriminohet. Të shohim në zgjedhjet e 21 Qershorit 2015, a do të ketë shanse të barabarta? “Njerëzimi pa gruan do të ishte e varfër .Tmerrësisht e varfër!”.(Mark Twain)