Dr. Zekri Palushi: Efektet pas ko.vid, dhe mesazhi i konferencës mjekësore në Australi

281
Sigal

Po ju rikujtoj një koment të Margaret Thatcher, që thoshte se: “Në socializëm, politikanët nuk mësojnë nga gabimet e bëra me paratë e të tjerëve”. Ndaj dhe Pfizer ka marrë vendim që këtë vit të tre-fishojë çmimin e vaksinës mRNA, pra 1 dozë, do të shitet 130 dollar, ndërkohë për ta prodhuar, harxhon 1.18 dollar (pra më pak se 2 dollar). Po ta llogarisim këtë, del se fitimi i kompanisë është 10.000%. Me ndihmën e këtyre vaksinave, Pfizer parashikon që këtë vit të fitojë rreth 102 miliard dollar.

“Interesant është edhe një twitter nga Robert F. Kennedy Jr, i cili vetëm 3-4 ditë më parë thotë se: ‘’Bill Gates sapo ka pranuar se injeksionet mRNA, nuk stopojnë infeksionin, nuk bllokojnë transmetimin, nuk bllokojnë mutacionet, nuk zgjasin, dhe nuk punojnë aspak’’ (‘Bill Gates just admitted mRNA jabs don’t stop infection, dont block transmission, dont block mutants, dont last, dont work at all), pasi ai ka shitur pjesën e tij që kishte në prodhimin e vaksinave.”

Ishte mesazhi që doli nga konferenca me titull: ‘’Vaksinat e COVID 19 dhe Efektet’’ organizuar me 10 shkurt 2023, në AUSTRALI, ku folësit kryesorë ishin Dr. Peter McCullough, top kardiologjist, me Master në Shëndetin Publik dhe profesor në Universitetin A&M të Teksasit, si dhe Dr.Pierre Kory, specialist i mirënjohur në fushën e Pneumologjisë dhe Kujdesit Intensiv, si dhe profesor në Universitetin Mjekësor të Madison, WI, USA. Nuk kam ndërmend që të flas për komplikacionet e shumta, e shpesh herë fatale, të vaksinave mRNA, që u diskutuan në këtë konferencë, me raste konkrete, mbasi unë, kam folur më në detaje për to, në shkrimet e mia të mëparshme, por në të vërtetë, ishte fatkeqësi e madhe për të gjithë njerëzimin, që COVID-19, të kthehej në një atak shokues në pricipet demokratike.  Udhëheqës katil, kryesisht të politikës së krahut të majtë, arritën që nëpërmjet mbylljeve (lockdowns), të merrnin vendime tmerruese, për të mos lejuar njerëzit që të vizitonin prindërit e tyre, apo njerëzit e tyre të afërt, që ishin të sëmurë, e disa prej tyre edhe në shtratin e vdekjes, si rrezultat, shumë vdiqën në vetmi! Dr. Pierre Kory, tregoi se si kishte dy vjet që mundohej t’i tregonte Amerikës, dhe të gjithë botës, se IVERMECTINA, fituese e çmimit Nobel dhe një nga ilaçet më të sigurta (pa efekte anësore), për të cilën në 2017, Revista e Antibiotikëve (Journal of Antibiotics) shkruante: ‘Shumë pak ilaçe,  (bile nqs ka), mund të konkurojnë me IVERMECTIN-ën për impaktin përfitues të saj në shëndetin e njerëzve. Ai tregoi se, ivermectina është e futur në listën e ilaçeve esenciale (‘’essential medicines’’) të OBSH, që në vitin 1987. Ndërkohë, me 21 gusht 2021, FDA Amerikane, duke patur në vemendje ata që merrnin apo donin të merrnin Ivermecti, deklaronte: ‘’Ju s’jeni kuaj! Ju s’jeni lopë! Seriozisht, ju të gjithë duhet të stoponi marrjen e saj.

“Dr. Peter McCullough, gjatë konferencës më 10 shkurt 2023 në AUSTRALI, e mbylli me thirrjen për një ndërprerje të menjëherëshme të këtyre vaksinave, duke theksuar se: ‘’Unë jam shumë i qartë rreth kësaj. Kjo vaksinë është duke mbytur njerëz, dhe është duke mbytur një numër të madh njerëzish’’

Por sigurisht, arsyja që Pfizer, nëpërmjet medias së kontrolluar prej saj, bënin një propagandë aktive kundra Ivermectinës, duke injoruar efektet e saj të shkëlqyera profilaktike, dhe kurative kundra COVID-19, nën pretekstin se s’ishte gjë tjetër, veçse një ‘ilaç kuajsh’), ishte pikërisht, sepse tashmë, ishte provuar se një ilaç kaq efektiv dhe i sigurt ekzistonte për trajtimin e COVID-19, atëhere do të ishte e pamundur që të autorizohej përdorimi i vaksinave mRNA për përdorim urgjent (Emergency Use Authrisation). Çuditërisht, tani, pas rreth 3 vjetësh, një kompani, me fondet e Bill Gates, bazuar në studimet shkencore të saj, deklaroi se kishte provuar se Ivermectina është ‘’Standart i Artë’’ (‘’Gold-Standart’’), në mjekimin kundra COVID-19! Pra, ç’farë Dr. Pierre Kory, e koleg të tjerë, në shumë vende të botës, kishin provuar e deklaruar dy vjet më parë, për të cilin edhe ishin persekutuar. Për kuriozitetin tuaj, unë e kam pas rekomanduar Ivermectinën, të futej në terapinë e orthopedit të nderuar, të ndjerit Shaqir Shehu, që në ditët e para të shtrimit të tij në spital, nëntor 2020 ku ju dha me një hezitim të plotë, dhe jo në kohën, dhe dozën e duhur. S’do të doja ta kujtoja këtë ngjarje tragjike, dhe me këtë, s’dua të fajësoj asnjë nga kolegët e mi, sepse e di se edhe ata duhet të kenë qenë nën presionin e qeverisë, por sidoqoftë, nga pësimi duhet të nxjerrim mësime. Ju mund ta dini se çfarë ndodhi me tre epidemiologjistët më të mirë në botë, Jay Bhattacharya (Stanford), Martin Kulldorf (Harvard) dhe Sunetra Gupta (Oxford), që ishin autorët e Great Barrington Declaration, që të tre u censuruan online. Por tani, (fal Elon Mask) që Dosjet e Twitter janë hapur, bëhet e ditur se administrata e Biden, (mbështetur në mentalitetin “ne jemi qeveria dhe estabilishmenti mjekësor, dimë gjithçka, dhe më mirë se gjithkush’’), kishte ndikuar që jo vetëm këta, por edhe shumë të tjerëve, t’ju mbyllej goja dhe të goditeshin, poshtëroheshin, e dënoheshin. Me që ra fjala, edhe twitet e mia u censorizuan vazhdimisht, dhe me 6 janar 2021, më hoqën 160.000 ndjekës, dhe më mbyllën dosjen pa asnjë paralajmërim. Po kështu, krye-editori i gazetës Australian Doctor, më hoqi një artikull, dhe më paralajmëroi se s’do të botonte më shkrimet e mia, me pretekstin se ishin ‘’disinformuese’’! Faktikisht, disinformimet i takojnë anës tjetër, dhe fatkeqësisht, vazhdojnë edhe sot pas rreth 3 vjetësh. Po ju përmend disa fakte: Ndërkohë që pothuajse të gjitha mediat nuk raportojnë se vdekjet në Gjermani, janë më të larta se gjatë 3 vjetëve të fundit, dhe jo prej Covidit, por prej vaksinave kundra covidit. Në Dhjetor të 2021, rreth 80% e japonezëve ishin të vaksinuar, ndërkohë që vdekjet ditore nga covidi në atë kohë ishin 0,01 për milion, çuditërisht më 9 janar 2023, pra kur në Japoni  80% e popullit ishin vaksinuar, vdekshmëria u rrit në 3,43 për milion. Vdekjet totale, gjatë asaj përiudhe u rritën nga 18,370, në 63,777. Edhe pse këto tashmë janë fakte, prap se prap, qeveria rrefuzon të pranojë se vaksinat mund të jenë problemi, dhe jo zgjidhja. Ata vazhdojnë t’i tregojnë popullit se vaksinat janë efektive dhe të sigurta. E kështu vazhdojnë të aprovojnë dozat shtesë (boosters), që shpesh koinçidon që fill pas dhënjes së kësaj shtese, të rritet numri i të infektuarve, dhe të vdekurve! Kjo s’do shumë mend që të kuptohet se këto vaksina dhe dozat shtesë të tyre, jo vetëm që nuk  punojnë, por në fakt, ata duke dëmtuar funksionin mbrojtës të sistemit imunitar, favorizojnë marrjen e këtij infeksioni. Për shembull, mbi ç’far llogjike mund të bazohet dhënja e kësaj vaksine tek të rinjët, kur të dhënat shkencore tregojnë se ata kanë 1000 herë rrisk më të ulët se sa të moshuarit, ndërsa rrisku për vdekje në këto mosha, është pothuajse ZERO. Veçanërisht, kur dihet se dhënja e këtyre vaksinave, ka shkaktuar probleme të ndryshme, përfshi edhe vdekjen. Nga fundi i vitit 2020, kohë kur vaksinat mRNA, filluan t’i jepen popullit, në të gjithë botën ishin raportuar 1.9 milion të vdekur nga Covidi, qysh atëherë, kur shumica e popullit rrezulton të jetë e vaksinuar, kanë vdekur edhe 4.8 milion të tjerë. Duke shtuar këtu edhe dëmtimet në rritje nga këto vaksina, mund të themi me plot gojën se këto fatkeqësi të shkaktuara prej vaksinave mRNA, kanë diskretituar të gjithë ata zyrtarë dhe ekspertë, që premtonin dhe vazhdojnë të premtojnë se vaksinat parandalojnë infeksionin, transmetimin, dhe vdekjet. Ne, këtu po flasim për efektet e padëshirueshme, dhe jo rrallë edhe fatale, të vaksinave mRNA, që qeveritë jua dhanë popujve të tyre me detyrim, e forcë, por kjo s’do të thotë se të gjitha vaksinat janë të tilla. Pra, nëse sot kemi në dispozicion kaq fakte të shumta, rreth pa-efektshmërisë, fenomeneve të shumta anësore, dhe vdekjeve të shkaktuara sigurisht që s’kemi se si t’i pëlqejmë këto vaksina (mRNA), por kjo s’do të thotë se unë jam kundra vaksinave të tjera, anti-vaksina.

“Çuditërisht, tani, pas rreth 3 vjetësh, një kompani, me fondet e Bill Gates, bazuar në studimet shkencore të saj, deklaroi se kishte provuar se Ivermectina është ‘’Standart i Artë’’ (‘’Gold-Standart’’), në mjekimin kundra COVID-19! Pra, ç’farë Dr. Pierre Kory, e koleg të tjerë, në shumë vende të botës, kishin provuar e deklaruar dy vjet më parë, për të cilin edhe ishin persekutuar ashtu siç ndodhi edhe me 3 epidemiologjistët më të mirë në botë, Jay Bhattacharya (Stanford), Martin Kulldorf (Harvard) dhe Sunetra Gupta (Oxford), që ishin autorët e Great Barrington Declaration, dhe që të tre u censuruan online.”

Nëse, psh s’më pëlqen një markë e veçantë makine, kjo s’do të thotë se unë jam kundra të gjitha markave të makinave, anti-makina. Ju ndoshta e mbani mend që vaksinat mRNA nuk u testuan rigorozisht, sipas praktikave standarte, që kërkohen, edhe pse kështu, qeveria përjashtoi nga përgjegjësitë ligjore si Pfizer, ashtu dhe Moderna! Edhe kjo, nuk do shumë mend për t’u kuptuar! Edhe pse kështu, Pfizer ka marrë vendim që këtë vit të tre-fishojë çmimin e vaksinës mRNA, pra një dozë, do të shitet 130 dollar, ndërkohë për ta prodhuar, harxhon 1.18 dollar (pra më pak se 2 dollar). Po ta kalkulojmë këtë, del se fitimi i kompanisë është 10.000%. Me ndihmën e këtyre vaksinave, Pfizer parashikon që këtë vit të fitojë rreth 102 miliard dollar. Fatkeqësisht, rreth kësaj çështje shumë pak njerëz janë të informuar, dhe kërkush s’flet për këtë. Ata që guxojnë të flasin, i bëjnë të heshtin, e kështu kompanitë farmaceutike pasurohen nga këto vaksina të rrezikshme. Interesant është edhe një twit nga Robert F. Kennedy Jr, i cili vetëm 3-4 ditë më parë thotë se: ‘’Bill Gates sapo ka pranuar se injeksionet mRNA, nuk stopojnë infeksionin, nuk bllokojnë transmetimin, nuk bllokojnë mutacionet, nuk zgjasin, dhe nuk punojnë aspak’’ (‘Bill Gates just admitted mRNA jabs don’t stop infection, dont block transmission, dont block mutants, dont last, dont work at all), pasi ai ka shitur pjesën e tij që kishte në prodhimin e vaksinave. Po e përfundoj këtë shkrim me fjalët që Dr. Peter McCullough, mbylli konferencën, me thirrje për një ndërprerje të menjëherëshme të këtyre vaksinave, duke theksuar se: ‘’Unë jam shumë i qartë rreth kësaj. Kjo vaksinë është duke mbytur njerëz, dhe është duke mbytur një numër të madh njerëzish’’. Po ju rikujtoj një komentim të Margaret Thatcher, që thoshte se: “Në socializëm, politikanët nuk mësojnë nga gabimet e bëra me paratë e të tjerëve”. Ju bëj thirrje të gjithë kolegëve të mi shqiptar, të distancohen nga qeveritarët, dhe si kam parashikuar më herët, në shkrimet e më-parëshme, do të vij dita që Kodi i Nurembergut të ri-aktivizohet. Dhe mos harroni, apo më mirë, guxoni që të trajtoni pacientët tuaj me infeksion covidian, me preferencë Ivermectin-ën,  sipas protokolleve të publikuara më parë, në gazetën Telegraf.