Dara e ligjit vetëm te fukarenjtë/ Pas arrestimit të qytetarëve për kotece pulash, fermeri gjobitet 26 milionë lekë për një stallë me llamarinë për të mbajtur tre lopë

16
Sigal

Shteti dhe ligji ‘flet’ me gjoba dhe burg vetëm për stalla lopësh dhe kotece pulash

Shqipëria tjetër/ Kullat legalizohen, fermeri gjobitet 26 milionë lekë për një stallë me tre lopë në fshat

Vendi jonë shquhet për ligjet të mira që janë “çertifikuar” nga organizmat botërore, por se ajo çfarë çalon në Shqipëri është mos zbatimi i tyre, duke i ikur shprehjes së famshme: ligji është i barabartë për të gjithë. Ndërkohë që oligarkëve nuk u hynë gjembë në këmbë për kate të shtuara pa leje apo resorte kemi plot raste qytetarësh që dënohen për një tullë. Kemi rastin kur një e moshuar 82- vjeçare  në Vlorë që jetonte e vetme në Nartë të Vlorës, ndërsa djemtë në emigracion, u arrestua për ndërtimin e një koteci pulash pa leje, dhe u end gjyqeve me muaj.Pra këto janë “çudirat” që sjellin standarde të dyfishta të zbatimit të shtetit ligjor, ku qytetari i thjeshtë  arrestohet për kotecin të pulave.

Një rast tjetër i ngjashëm është bërë i ditur nga deputeti socialist Erion Braçe, ku këtë herë na paraqitet rastin i  një fermeri që është gjobitur me vlerën 26 milionë lekë pasi ka ndërtuar një ministallë në një serë të vogël në fshat. Për Braçen kjo është “ta pushkatosh bujkun në mes të fushës”, ndërsa shtoi se ky është produkti i presionit ndaj policisë dhe prokurorisë mbi popullin e fshatit.Në foto që disponojmë vihet re fatura që IKMT kërkon të vjelë nga fermeri, ku shifra marramendëse e gjobës presupozohet të përdoret për prishjen e objektit pa leje, në këtë rast një stallë lopësh.

Kështu qytetari mbetet mes gjetjeve për t’i shpëtuar varfërisë, duke guxuar dhe të ndërtojë një stallë e serë pa leje, ku ndoshta edhe nga padija për procedurat që duhet të ndiqen në E-albania dhe burokracitë aty, tani do duhet të paguaj gjobën 26 mln lekë për stallën ku do mbante 3 lopë për të mbijetuar. Mesa duket kur do qeveria e kap ‘lepurin me qerre’, thuhet në batutën e njohur të filmit “Tokë e përgjakur”. Por kur do ama… si në rastin e stallave, serave dhe kotecëve të fukarenjve.Qëllimi i tyre duket se do finalizohet me zhdukjen e bujkut ,sipërmarësit të vogël dhe kalimi i pjesës së tregut që ata zotërojnë në duart e oligarkëve dhe monopoleve.