Paralajmërimi i Bardhit/ Dakortësia për qeveri teknike përpara zgjedhjeve e domosdoshme në bazë të raporteve të OSBE/ ODIHR

13
Sigal

Paralajmërimi i Bardhit: Qeveria teknike përpara zgjedhjeve e domosdoshme në bazë të raporteve të OSBE/ ODIHR

Projekt-rezoluta e PS, Bardhi: PD është pro çdo nisme sa i takon interesit strategjik për integrimin e Shqipërisë në BE

Ne nuk kemi bërë kurrë politikë me të ardhmen evropiane të qytetarëve shqiptarë. Do japim kontributin tonë, që Shqipëria të anëtarësohet në BE

Gjatë një komunikimi me mediat mesditën e së mërkurës Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi nuk la pa komentuar kërkesat e opozitës për qeverinë për përshpejtimin e anëtarësimit të Shqipërisë, ku një prej tyre është edhe qeveria teknike. Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët, Gazment Bardhi tha se “qeveria teknike përpara zgjedhjeve ka qënë një kërkesë e vazhdueshme e Partisë Demokratike sepse jo më opozita por raportet e OSBE/ODIHR flasin për keqpërdorim të burimeve shtetërore që kryehet nga qeveria, flasin për intimidim dhe presion të punonjësve të administratës publike dhe këtë e bën qeveria dhe flasin për përdorimin e fondeve publike për efekt të fushatës zgjedhore dhe favorizimin e partisë në pushtet”. Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi u shpreh ndër të tjera: “Qeveria teknike përpara zgjedhjeve ka qënë një kërkesë e vazhdueshme e Partisë Demokratike sepse jo më opozita por raportet e OSBE/ODIHR flasin për keqpërdorim të burimeve shtetërore që kryhet nga qeveria, flasin për intimidim dhe presion të punonjësve të administratës publike dhe këtë e bën qeveria dhe flasin për përdorimin e fondeve publike për efekt të fushatës zgjedhore dhe favorizimin e partisë në pushtet. E gjithë kjo situatë krijon mungesë barazie mes palëve në zgjedhje dhe e vetmja formë për ti krijuar barazi palëve në një proces zgjedhor do të ishte një qeveri teknike jashtë kontrollit të palëve të përfshira në proces zgjedhor.” Duke u ndalur në lidhje me propozimin e Partisë Socialiste për projektrezolutën më mirëqeverisjen dhe luftën ndaj korrupsionit, Bardhi tha se qëndrimi i Partisë Demokratike do të jetë i plotë vetëm pasi kjo nismë të jetë pjesë e axhendës së Kuvendit. “Ne nuk e dimë çfarë është komisioni i posaçëm, s’mund të përgjigjem për një gjë që nuk është në procedura parlamentare. Duhet të shikojmë objektin e këtij komisioni, nuk mund të hamendësoj se çfarë do jetë detyra e këtij komisioni. Preferova të mos kem një koment. Qëndrimi ynë është që mbështesim çdo çështje që lidhet me integrimin europian të vendit. Kur të jetë pjesë e axhendës së parlamentit, pa diskutim që do keni përgjigje. Ne nuk kemi bërë kurrë politikë me të ardhmen evropiane të qytetarëve shqiptarë. Do japim kontributin tonë, që Shqipëria të anëtarësohet në BE. Me Edi Ramën dhe me qeverinë e tij, ky proces vetëm sa pengohet dhe vetëm sa zgjatet”, tha Bardhi.