Damian Gjiknuri: Dimensioni kombëtar dhe politik i takimit në Athinë

16
Sigal

Deputeti i Partisë Socialiste njëherësh drejtuesi politik i kësaj force në qarkun e Elbasanit Damian Gjiknuri tha se kryebashkiakët dhe deputetët socialistë ishin në takimin e mbajtur në Athinës sipas tij për të nxitur bashkatdhetarët. Ai tha në një dalje televizive se ky ishte një takim i organizuar nga Partia Socialiste. “Ky ishte takim i mirëfilltë i PS. Një pjesë e deputetëve dhe bashkiakëve ishin për organizimin, që të nxisnin njerëzit, komunitetet e bashkatdhetarët, që mund të jenë edhe votues të PS. Ky ishte qëllimi i mirëfilltë. Çdo tubim politik do organizim, përgatitje. Në kushte të vështira mos të harrojmë që deri ditën e fundit nuk kishim asnjë sallë të garantuar. Është elementi patriotik. Vizita kishte edhe dimensionin kombëtar dhe politik, europian dhe në funksion të objektivave politikë që ka kryeministri Rama. Nuk kam parë takim më entuziast se ai i Athinës më shumë edhe se në takimet që janë bërë në Shqipëri as në përmbylljet e fushatave të zgjedhjeve ishte një lumë energji dhe ndjesi që të bënte krenar gjithçka ishte origjinale, asgjë e orkestruar. Ka pasur edhe qytetarë, që kanë ardhur nga Shqipëria, por një pakicë e vogël. Aty u fol edhe për angazhime konkrete, angazhime u morën, por këto nuk zgjidhen vetëm, duan edhe angazhimin e qeverisë greke. Në fakt, ka një ngërç mes marrëdhënieve me qeverinë greke, elefantin e kemi në dhomë, është çështja e Belerit. Kryeministri ka dashur të dialogojë me qeverinë greke, ka qenë qeveria greke për ato arsye që ajo ka gjykuar, qoftë për politik të brendshme, sepse dhe ata kanë rrymat e tyre më nacionaliste, kryeministri Rama ka dashur, por nuk ka gjetur mënyrë për të dialoguar”,- tha Gjiknuri.