Zyrtari i PD-së i bindur: Rama nuk ka shans të fitojë një mandat të tretë

287
Sigal

Sekretari për Çështje Zgjedhore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso, është shprehur sot se Edi Rama nuk do arrijë të marrë një mandat të tretë. Kaso foli dhe për Reformën Zgjedhore e bëri me dije se maxhoranca nuk ka qenë e interesuar për dialog me opozitën. Ai bëri fator Kryeministrin, duke thënë se nuk ka qenë i interesuar të adresojë rekomandimet e OSBE/OHDIRIT, ndërsa shtoi se mazhoranca dhe vetë Rama ka sabotuar tryezën e dialogut. “Rama nuk ka qenë i interesuar të adresojë rekomandimet e OSBE OHDIRIT. Nuk shqetësohet për kushtet e vendosura nga Evropa dhe ende nuk ka një shpresë për rrugën e integrimit deri në zgjedhjet e radhës. Rama po bën vetëm rrugën e ngushtë elektorale. Nuk ka asnjë shans të marrë një mandat të tretë. Shansin e vetëm, ka të heqë koalicionet”, tha Kaso