Nazmi Xh.Çela: Adem Qani Naska, një ndër kryepleqtë më jetëgjatë, që punoi në sistemin socialist, dhe pas viteve 1990 duke harmonizuar marrdhëniet ndërkomunitare, dhe shuar çdo konflikt

18
Sigal

Ademi, djali i vetëm i Qaniut  u martua me vajzën e vetme Këzen të Xhelal Çelës, Zabërzan

Babai i Qaniut, Demka ka qënë në kurbet në Amerikë, pjesëtar dhe kontribues i Shoqatës Atdhetare Shqiptare “Vatra”.

 

Nazmi Çela /Gjithçka kam pas menduar të shkruaja për juve, miku, shoku i familjes Çela , o Adem Qani Naska, por  se do të shkruaja për largimin  tuaj nga kjo botë: asnjëherë dhe kurrën e kurrës. E para, të donim shumë e na dukeshe  i pavdekshëm, por jeta i paska të gjitha  edhe atë që se do, e nuk e pranon  kërkush. Largimin nga jeta!

     

Lindi në një familje Atdhetare, familja e tij u lidh ngushtë LANÇ-in. Këtë frymë atdhetarie ja mëkuan Ademit prindërit e tij Qaniu dhe Lalja. Gjithë fisi i tij e ka treguar frymën Atdhetare gjatë gjithë jetës. Ademi ishte djalë i vetëm dhe kishte 6 motra Merzaijen, Xhevrijen, Këzen, Ervehen, Lumen dhe Mbarimen që u largua nga kjo jetë para kohe. Ademi u martua me Këze Çela (Naska) dhe lindën 7 fëmijë Erfanin, Kastriotin, Veronikën, Lulëzimen, Qerimen, Adrianin dhe Silvanën te cilët u martuan dhe e pagëzuan me emrin gjysh dhe stërgjysh. Ademi ka kryer në fshatin e lindjes punë të ndryshme si brigadier, kryetar këshilli me jetë gjatë, kryetari veteranëve të zonës së Çepanit dhe kryeplak derisa erdhi me banim ne Tiranë. Ademi tërë jetën e tij punoi me përkushtim e ndershmëri duke kultivuar edhe tek fëmijët ndjenjat më të mira për punën, familjen dhe shoqërinë. Ademi kishte shoqëri e miqësi të zgjeruar të cilet i donte dhe i respektonte me gjithë shpirt deri në çastet e fundit të jetës së tij.

Një ndër kryepleqtë më jetëgjatë, që punoi në sistemin socialist por edhe pas viteve 1990.

Ka lindur në fshatin Zabërzan më 1937. Shkollën fillore  e ka mbaruar në fshatin e lindjes.

Pasi mbushi moshën ligjore për të kryer shërbimin e detyrueshëm ushtarak, shkoi ushtar në marinë në Vlorë. Pas kryerjes së shërbimit ushtarak u kthye në Zabërzan, ku filloi të punonte në kooperativën bujqësore. Si njeri me vullnet e ambicje vazhdoi shkollën  8 vjeçare dhe të mesme bujqësore “Hysen Zyka” në Çepan,  të cilën  e përfundoi duke vazhduar njëkohësisht  edhe punën në bujqësi.  Ademi ka punuar me ndërgjegje duke realizuar rregullisht normat ditore, pa neglizhuar çdo lloj pune që i caktohej nga drejtuesit e ngarkuar. Si i tillë ka patur marrëdhënie të mira me të gjithë bashkëfshatarët duke ndikuar pozitivisht në zgjidhjen e mjaft problemeve e vështirësive  në fillesat  e organizimit të punës në  ekonomitë e reja bujqësore. Pikërisht duke manifestuar përgjegjshmëri,  ndjenjat e kolektivitetit, të dhënies së shëmbullit  vetjak e punës me cilësi u caktua dhe brigadier i ekonomisë bujqësisë të fshatit. Ademi si njeri i përkushtuar ka qënë organizator e drejtues i mirë, duke kontribuar në rritjen e  rendimenteve  të prodhimit në të gjitha zërat. Si rezultat i mirëorganizimit e drejtimit  të punës brigada e fshatit tonë në raport me  brigadat e tjera prodhonte më shumë rrush, grurë, perime e zarzavate, etj. Po kështu dallohej në hapjen e sistemimin e tokave të reja, në hapjen e rrugëve e të tjera, në punimin me cilësi të shërbimeve në bujqësi e blektori. Ka qënë brigadier për  shumë  vjet, i cili  ka qënë pjesë  e punës plot pasion për ndryshimet në fshat si në organizimin, mirëmenaxhimin e drejtimin,  gjë që ka ndikuar  drejtpërdrejt në  shtimin e prodhimeve bujqësore e blegtorale, hapjen e sipërfaqes  të tokës së punueshme, përmirësimin e frutikulturës duke  ndikuar direkt në rritjen e të ardhurave për ditë pune  deri në 160 lekë. Ka qënë kryetar këshilli i fshatit Zabërzan nga viti 1970.  Kjo ka qënë periudha kur në fshat ka patur ndryshime të dukëshme dhe esenciale në përmirësimin  e kushteve të jetesës, në infrastrukturë, gjë që  ndikonte drejtëpërsëdrejti edhe në anën morale e shëndetësore të komunitetit. Nuk ka si të shpegohej fakti që në atë kohë  u hapën rrugët funksionale Çepan- Zabërzan, Mulliri Babajt- Shetgrek- Ngjoh-Ramije- Batovë -Zabërzan (Qëndër), si dhe në  fshat brënda për brënda. Ujët e pishëm u çua në çdo shtëpi në Zabërzanin e sipërm, funksiononin infermjeri-mami, dyqan tregëtie, kopshti fëmijëve, kishte muzeum e shtëpi kulture, furra e bukës, magazina e administrimit të prodhimeve bujqësore e blektorale, etj. Në këtë kohë u bë  lëvizja e shkollës fillore nga Caushllarët, ish shkolla e vjetër në qëndrën e fshatit si dhe u hap  shkolla fillore, infermieri e kopsht fëmijësh në Zabërzanin e Ri (Shëntollë). Ka punuar për harmonizimin e  mardhënieve në komunitet që vlen të theksohet se jo vetëm në lidhjet e shëndetshme e të harmonizuara, por nuk kishte probleme shqetësime. Ka qënë  kryeplak për disa vite edhe në periudhën e postndërrimit të sistemit, ku ka punuar me kujdes në harmonizimin e marrdhënieve ndërkomunitare, por edhe në shuarjen e çdo konflikti sado të vogël. Po kështu  për një periudhë kohe ka punuar në Ndërmarrjen e  rezervat shtetërore, Berat  në sektorin  e  Lapanit  rreth 8-10 vjet. Ademi edhe pas daljes në pension ka qënë  kryeplak i fshatit  deri në fund të  vitit, dhjetor 2019, kohë  kur erdhi në Tiranë. Ka qënë kryetar i organizatës së  veteranëve  të LANÇ-it për njësinë administrative  Çepan. Gjatë gjithë kohës ka qënë njeri aktiv, punëtor  dhe i predispozuar  për mbarvajtjen dhe ecurinë e  punëve në fshat, duke dhënë ndihmesën konkrete  kur ishte nevoja. Për punën e bërë gjatë  përiudhës  së punës intensive  në elektrifikimin  e fshatit e  çuarjen  e ujit të  pijshëm  është dekoruar nga Presidiuni i Kuvëndit Popullor.

Lidhjet miqësore të trungut Naska

Familja Naska, historikisht për aq sa kemi dëgjuar, pyetur e jetuar ka mbajtur lidhje miqësore me familje e  njerëz të kulluar e dinjitozë në çdo drejtim. Kjo është kultivuar e kultivohet, kjo është trashëguar e kërkohet nga kjo familje vazhdimisht. Këtë e kanë patur në qëndër të vëmendjes prindërit, këtë duan edhe fëmijët e tyre.

Lidhja me familjë të mira ku spikasin: dhënia e fjalës, besës, ndershmëria, ruajtja e pastër e miqësisë, korektësia, cilësi që kanë qënë kërkesa të patolerueshme e në vijimësi. Familja Naska ka kërkuar lidhje miqësore me familje  të shëndetëshme,  atdhetare e të lidhura tradicionalisht me interesat kombëtarë e të atdheut. Nisur  nga ky fakt ka kërkuar gjithmonë sërën e vet dhe këtë ja u ka rekomanduar edhe të tjerëve kur e kanë pyetur ose kanë kërkuar mendime për probleme të tilla e të kësaj natyre.

Parimi bazë ishte që para se të lidhte miqësinë mendohej mirë, gjykoheshin hollësisht gjërat dhe pas gjithë kësaj analize, vendosej nëse duhej apo s`duhej  bërë kjo miqësi, a e vlente apo jo lidhja me këtë apo atë familje të çveshur prej çdo lloj interesi të ngushtë, Familjet me integritet, të thjeshta e me kulturë të orientuara drejt progresit e që çlirojnë e prodhojnë energji pozitiviteti në të gjitha drejtimet familjare, shoqërore e njerëzore. Kështu në këtë kontekst, po ta shikosh në tërë lidhjet miqësore ndër breza nga më të hershmet e deri në ditët e sotme, bie në sy se miqësinë e ka lidhur  nëpër familje me qëndrim të mirë moral e politiko-atdhetar. Po kështu edhe në martesat e nipërve e mbesave deri tani bie në sy një gjë e tillë, ku në të gjitha lidhjet  miqësore,  mundohen të mbajnë parasysh  qëndrimet tradicionale të familjeve, pavarsisht krahinat.

Miqësia e krushqia e familjes Naska

Vetëm Qaniu e Ademi, babë e bir të dy të vetëm  me fëmijët e tyre  16  miqësira duke filluar që të shtohen edhe nga nipër e mbesa

Qani Adem Naska lindur 1908-1993 në Zabërzan, martuar me Lale Sadik Hysi lindur  18. 11. 1918- 3. 10. 2009 në Zogas motrën Seit e Zeqo Hysi. Ka  pasur  7 fëmijë 1 djalë Ademin dhe 6 vajza si: Merzaija, Xhevrija, Këzja, Erveheja, Lumturija, Mbarimja dhe konkretisht:.Merzaija ishte martuar me Qani Sadik Hito nga Blezëncka; Xhevrija martuar me IbrahimNuri Bilimani nga Helmësi; Këzja martuar me Izet  Hamit Dashi në Zabërzan; Erveheja martuar me Muharrem Dilaver Zyka  në Çepan; Lumturija martuar me Gëzim  Sefer Zyla në Strorë; Mbarimja martuar me Haki Haziz  Duro nga Prishta. Ademi, djali i vetëm i Qaniut  u martua me vajzën e vetme Këzen të Xhelal Çelës, Zabërzan. Babai i Qaniut, Demka ka qënë në kurbet në Amerikë, pjesëtar dhe kontribues i Shoqatës Atdhetare Shqiptare “Vatra”. Qaniu ka qënë burrë i qetë, i zgjuar, puntorë, trim e komunikues, i ndershëm e i respektuar nga të gjithë gjatë gjithë kohës që jetoi e punoi. Qaniu ka qënë shokë me Xhelalin si djem të vetëm që kanë qënë, si njerëz puntorë e të ndershëm  e pa vese që ishin sepse gjithçka e arritur prej tyre ka qënë me mund e djersë. Kanë pasur një shoqëri për t`u admiruar nga të gjithë bashkëkohësit. Qaniu aksidentalisht kishte dëmtuar njërën dorë dhe ai punonte në punë të ndryshme dhe të vështira, duke filluar me çarkun që grinte duhan e lëvizte  nëpër  fshatra , mbante dru në ndërmarrje pyjore, bënte thurje  kofinash e lëvizte me atë mushkën e bardhë për të kryer punë të tjera sipas porosive e detyrave të caktuara.

Miqësia që Ademi i dhuroi truallit të tij:

Mustafa Brami  nga Sevrani që i kishte marrë Erfani vajzën, Kasëm Jaupi nga Gostrëncka kishtë marrë Kastrioti, Idriz Hysko nga Dhorezi  dhëndërr Agroni, Nuhi Demko nga Panariti dhëndërr Agroni, Jakup Methoxha nga Mollasi dhëndërr Gentiani, Nazmi Tota nga Kuksi i kishte marrë Ardiani vajzën  dhe Bexhet Vila nga Korça dhëndërr Albani. Erfani 3 të tre fëmijët, Veronika 2 të dy fëmijët, Ardiani 1 vajzën e madhe, pra  deri tani mbi 22 lidhje martesore. Lidhjet martesore kanë një shtrirje në të gjithë vendin madje edhe në Kosovë.

Familje e madhe, miqësi e shtuar, jeta vazhdon…

Furnizimi  me ujë të pijshëm. Kontrbuoi e insistoi deri në realizimin e objektivit.

Në fshati Zabërzan furnizimi me ujë të pishëm i banorëve është bërë nga gurrat, burimet e puset që ndodhen në fshat. Si një fshat me  tradita  për higjenë e pastërti, familje me fëmijë shumë,  krahas kujdesit për mirërritjen  e tyre, kërkonte dhe ujë të bollshëm për mbajtjen e kësaj pastërtie. Këtë shqetësim  e zgjidhte vetëm sigurimi i ujit të pijshëm në çdo shtëpi.

Dikur, kur ujët nuk ishte disiplinuar me ujësjellës në periudhat e pranverës e të verës, kur pakësohej prurja e tij,  krahas larjes në shtëpi të teshave bëhej edhe duke i marrë teshat, rrobat, qylymat,  etj, dhe  i çonin  pranë  gurrave, përrenjëve, duke valuar ujët me kazanë, kusi, etj; pasi i lanin me sapun e finjë dhe i shpëlanin në ujë të bollshëm. Në këto kushte u bënë projektet për një zgjidhje sa më racionale duke llogaritur, burimet ku do të merrej, kapaciteti (sasia e  ujit), vendi i depos së ujit,  materialin që nevojitej, fuqia puntore, etj. Në në saj të përpjekjeve e këmbënguljes të pushtetit vendor  u  arrit furnizimi i të gjitha shtëpive e fshatit. Në vitin  1972 në kuadër të përmirësimit  të kushteve të jetesës ndryshoi edhe mënyra e furnizimit me ujë të pishëm në Zabërzan, duke e sistemuar e disiplinuar  burimet ekzistuese në depo uji të përqëndruar si dhe shpërnarjen nëpërmjet  rrjetit të ujësjellsit në çdo shtëpi. Prandaj, në këtë drejtim vlen të përmendet edhe  kontributi dhe këmbëngulja që u bë  në periudhën  kur brigadier e kryetar këshilli ka qënë Adem Naska, gjë që tregon, përkushtimin  e pasionin për t`i sherbyer këtij komuniteti.në kuadër të përmirësimit e plotësimit të kushteve  shëndetësore e higjeno-sanitare. Kjo u quajt si n jë  ndër arritjet më të mira  që i reziston edhe sot e kësaj dite, pavarsisht kujdesit që tregohet për mirëmbajtjen e këtij rrjeti në vijimësi. Po kështu u punua  me përkushtim  e ndjenjë përgjegjësie për elektrifikimin e fshatit duke ndjekur tërë procedurat sipas projektit që nga ndërtimi i gabinave elektrike, prerja, transportimi  e vendosja e shtyllave  elektrike.

Emigracioni plagë e vjetër si rezultat dhe pasojë e varfërisë….????

Kërcënimi i urisë ka qënë i përhershëm. Kjo i detyronte më të varfërit të braktisnin familjet e tyre dhe truallin e lindjes dhe  të merrnin udhën e mërgimit. Ata që s`kishin mundësi të shkonin në kurbet linin fshatin  e bridhnin poshtë e përpjetë  për të siguruar ndonjë punë çfardo, mjaft t`i sillte ndonjë të ardhur  të vogël që të mundte kështu të shpëtonte fëmijët nga uria. Disa ( të tjerë ) syresh detyroheshin të pajtoheshin edhe hyzmeqarë brënda ose jashtë rrethit. Si kudo edhe tek zabërzanasit  kurbeti ngjalli shpresa të mëdha,  njerëzit kujtuan se kurbeti do t`i shpëtonte nga varfëria , uria e mjerimi, por u gënjyen. Në këto rrethana një pjesë e madhe e djemëve  të fshatit  morën  udhën e kurbetit. Nga familja Naska shkuan në Amerikë, Demka dhe Veizi, ungj (xhaxha) e nip. Qëndruan e një farë kohe  për të siguruar ndonjë punë çfardo, mjaft t`i sillte ndonjë të ardhur  të vogël që të mundte kështu të shpëtonte fëmijët nga uria. Qëndruan kaq kohë, fituan ca para, ngritën shtëpitë  e reja mbi gërmadhat e tyre që ishin djegur nga hordhitë greke  në 1914, por kur shtëpitë nuk ishin mbaruar akoma së ndërtuari, paratë u mbaruan. U ngrit Veizi me vëllanë e vogël, Kamen e përsëri mori udhën e kurbetit. Kësaj radhe mërguan në Francë. Shtëpitë Naskallarët i përfunduan së  ndërtuari  në vitin 1923. Qëndruan atje disa vjet e përsëri u kthyen në vendlindje. Por përsëri të varfër mbetën tërë jetën. Këtë fat pësuan të gjithë ata që morën udhën e mërgimit. Edhe pas ndryshimit të sistemit në vitet 1990 emigrimi vazhdoi

Dhimbje e vlerësim

Lindi më 08.05. 1937 vdiq më 15 shkurt 2024. Kishte 7 fëmijët  3 djem e 4 vajza të martuar e me fëmijë. Ishte një gjysh model,  i dashur dhe  i ndjeshëm. Ademi ka bërë punë të ndryshme  në Kooperativën Bujqësore si:brigadier, kryetar i  këshilli i fshatit,  në Ndërmarrjen e rezervave shtetërore Berat në Lapan e kryeplak Ka  qënë  edhe Kryetar zonal i veteranëve të luftës në Njësinë Administrative Çepan.derisa u largua  më 2019 nga Zabërzani.   Ademi punonte pa pushim si në sistemimin  e vëndit ku kishte ndërtuar shtëpitë ashtu dhe të pronave të tij pa llogaritur angazhimet në detyrat shoqërore.

 

 

Engjëll Musai

Kryetar i Shoqatës Atdhetare Kulturore Tomorri dhe Drejtor i Gazetës Telegraf

Në këtë ditë të veçantë, ndihem i privilegjuar dhe kamë fatin që në emër të Shoqatës Atdhetare Kulturore Tomorri, të kujtojmë Majin e 1937, ditën e lindjes, së Adem Qani Naskës, personalitetit dhe skrapalliut tonë të shenjtë, me zemër të madhe, që rrezatonte shpresë, vitalitet dhe energji. Shprehja e urtë e zonës sonë të Skraparit se ka burra, por ka edhe “Burra Ball Kazani”, Ju shkon përshtat, ndaj dhe për ju do të ketë vetëm ditlindje. Qofsh i parajsës Adem Naska!