Sulmuesi shqiptar gjen rrugën e rrjetës në elitën e futbollit kroat

131
Sigal

Indrit Tuci gjeti rrugën e rrjetës me fanellën e Lokomotivës së Zagrebit në triumfin 0-4 që skuadra e tij arriti në transfertë ndaj Sibenikut në duelin e vlefshëm për javën e 21-të të kampionatit.

Sulmuesi 22-vjeçar  e nisi duelin nga stoli teksa u hodh në fushë në minutën e 71-të në vendin e Kulenoviç, ndërkohë që në minutën e 85-të, nuk fali brenda zonës duke përshëndetur rrjetën.

Ky ishte goli i katërt në 17 ndeshje për sulmuesin e Shpresave,i cili gjithashtu ka regjistruar edhe 2 asiste.