Triumfi në Botërorin e klubeve/ Ançeloti: Jam krenar për Realin e Madridit

121
Sigal

Real Madrid mundi 5-3 Al-Hilal në finalen e Botërorit të klubeve, duke marrë kështu në shtëpi një trofe të rëndësishëm.

Pas sfidës, trajneri Karlo Ançeloti foli për fitoren në një konferencë për shtyp.

“Jam shumë i lumtur dhe krenar për këtë sukses. Objektivi ynë ishte t’i sillnim Realit të Madridit titullin e tetë të botës, dhe ia dolëm. Ishte një ndeshje e bukur kundër një kundërshtari teknikisht të shkëlqyer. Ndeshja shkoi ashtu siç e kishim menduar. Treguam lëvizshmëri të madhe në sulm, sidomos fal trekontributit të Benzema dhe Valverdes, të dy autorë të një paraqitjeje të jashtëzakonshme” , u shpreh ai.