Hyqmet Zane: Requiem për Resul Musa Demi

21
Sigal

Ndoshta Filati e ka gjegjur që një djalë i tij kur ishte në Çamëri, u hos9u fut) në dhe prej moshës. Ishte Resuli i Musa Demit që u përcoll me respektin e qindra njerëzve që morën pjesë në funeralin e tij. U percoll për në botën e përtejme, atje ku ndodhen prindërit e ij, vëllai e motra dhe gjysh e stergjyshërit e tij, atje ku ndodhen të afërmit që shkuan paea tij në kohë të ndryshme  pas fatit të zi të Çamërisë.
Si mik i tij dhe si miqësi e familjeve tona që në Filat, nuk e besova qË u nda nga jeta njË burrË ÇamËrie si Resul Demi. Jo vetëm mua personalisht, por të gjithë ata që e njohën Resulin, u  hidhëruam me ikja e tij që, edhe pae e kishte moshën 93 vjeçare, ai ishte mes nesh dhe unë  personalisht e kisha bashkëbiseduesin e herë pas hershëm ku lexonte ndonjë shkrim për çështjen çame, për të cilën ishte i ndjeshëm dhe për orgjinën që kishte si pasardhës i një familjeje atdhetarësh, dinte të vlerësonte kontributet e secilit. E them me mburrje se kam marrë uratat e tij.

Në këtë Requiem për Resul Demin nuk mund të lë pa përmendur faktin se lokali i djalit të tij Gazit, ishte edhe vatër e takimeve ku unë shkoja shpesh dhe bashkëbisedoja me Babushin, siç e thërrisnin herë pas herë se nuk donte ta thërrisnin “xhaxha”, se e ndjente veten të ri dhe të kthjellët për Çamërinë/ “Jam rritur me val ulliri unë more djalë, val ulliri safi që e bënim vetë dhe nanat tona në ushqyen mirë se kishim dhe mbaheshim mirë” – më thoshte Resuli.

Hidhërimin për ikjen e Resuliot  ma shtoi më shumë fakti senuk u ndodha ne Shqipëri dhe u pezmatova se nuk do të mund ‘ti hedh një grusht dhe në varrim. Por shpirti i tij e ka dnjerë se që unë e kam shoqëruar atë me mendje dhe me shpirt për në botën tjetër. E di këtë edhe djali i tij i dashur Gazi, por edhe zonja e tij nanë Lumja që e pyeste kur fliste në telefon me mua se “me kë po flet o uratmadh ? Dhe kur Resuli i thoshte se po flas me Hiqimetin , siç ma cilësonte emrin, ajo i tha “të fala i bëj atij djali”. “E gjegje o Hiqimet ?”.

Do më mungojnë jo vetëm mua telefonatat e Resulit me mendimet e tij që, kur lexonte një  shkrim nga unë, me jepte edhe përshtypjet shoqeruar gjithënjë me uratat që ta mbajmë gjallë kauzën çame dhe shtobnte “se ti të kemi që shkruan. Të isha më i ri do isha në krie të këtire punëve”. Resuli e përjetoi jo mirë realitetin që po ndodh brenda shoqatës Çamëria, se ai është djali i një patrioti si Musa Demi që në fillim të shekullit XX bashkë me Mehmet Serjkon (babai i Taho dhe Teme Sejkos) ishin drejtues të Klubit Vëllazëria të Filatit dhe kishin lidhgje dhe letërkëmbime me Klubin Vllasëria të Elbasanit me patriotin dhe atdhetarin Lef Nosi, për të cilën kam shkruar historikun e atyre marrëdhnëieve.

Resul Demi ishte njëri nga ata të paktët çamër të moshës së tij mbi 90 vjeç që e panë dhe e përjetuan genocidin grek dhe e gjithë jeta e tij dhe e familjes së Demareve ishte me kontribute për Çamërinë dhe meraku i madh ishte se nuk duhet harruar kauza e Çamerisë.

Ai krenohej me babain e tij Musa Demi “Nderi Kombit” për kontributet që kishte dhënë. Mu kujtua një histori që dua ta them siç ma ka tgreguar një çam nga Vlora kur më tha : “ishte 50 vjetori i Pavarësisë në Vlorë dhe atë vit Vlora u shpall “Qytet hero” dhe gjtihë qeveria kishte një javë e shpërngulur në atë qytet. Isdhin ftuar edhe burra me kontribute e veteranë si Thoma Papapano (ish mësuesi i Enver Hoxhës), Ibrahim Shyti nga Tragjasi që rrinte në Vlorë dhe Musa Demi si veterannga Çamëria. Që të tre kët burra ishin miq e të njohur se kishin mbaruar shkollën në Zosimea të Janinës dhe kishin ruajtur miqësinë. Të tre këta burra të nderuar shkuan për një kafe tek një lokal i një çami dhe ndërkohë që u përballën me Skënder Beqirin, fotografin e famshëm “Marubin e Çamërisë”  që ishte djali i Damin Nuhut nga Vrohonai i Çamërisë dhe mik i Musa Demit dhe i kerkojnë tu bëj një foito. “Këtu na solle o Skënder si çami tek çami”. Ia kthen Xho mMsai siç e thërrinin, me zgjuarsinë që kishte i përgjigjhet “po ore Ibrahim se jemi në sheshin e Flamurit për Pavarësinë dhe duhet të dish se shqipja u mbars në Kosovë, u ndje në bark në Çamëri dhe erdhi e polli në Vlorë. Ndaj jam unë kutu se jam nga Çamëria dhe kemi hisen tonë. Por nuk e dinim që do na linin jashtë ne krahët e shqiponjës”.

Ishin këto copëza bisedash që Reuli kur i dëgjonte, mbushej me krenari se ai ishte një rtashëgimtar i denjë ashtu si edhe Petriti i vëllai  apo kushëriri i Ali Demit “Heroi kombëtar” të parin që dekretoi qeverisja e pas luftës.

Në kujetsën e Resulit ishin të ngulitura copëza historish si ajo e babait të tij Xho Musaitmik të hershëm me Lef Nosin në shtatorin 1943 që e thërriti të vinte në Tiranë si përfasqësues i Çamërisë. Xho Musai isdhte në Konispol në atë kohë dhe trazirat në Çamëri kishin nisur dhe përgjigja e tij për Lef Nosin ishte”nuk mundem të lëviz nga këndej se jemi në halle dhe po ika unë dhe vij në Tiranë, do thonë “iku dhe Musai” dhe dua të jem këtu për të qetësuar urat e zjarrit”.

Janë mesazhee një burri Çamërie që dinte kujt ia thoshte Resuli dhe sot i kujtioj si një   Requiem për shpirtin e tij që do jetë i paharruar dhe amaneti i tij për kauzën e Çamërisë që ai e lexonte herë pas here tek gazeta Telegraf, ishte “falenderoje drejtorin e asaj gazete nga unë që në mbështet me botimet e shkrimeve për Çamërinë”.