Bejdo Malo: Dritëhijet e Këlcyrës dhe një djalë vendi

383

Klemendi ka hedhur sytë edhe në 49 fshatrat e Bashkisë, që kanë 49 mijë halle

Sigal

 

Këlcyra është një qytet modest në Jug të Shqipërisë. E brejtur nga braktisja pas viteve 90-të duket se një erë e ngrohtë ka filluar në këto 10 vjetët e fundit, për ta bërë Këlcyrën një qytet të jetueshëm, por dhe për të rigjallëruar jetën në 49 fshatrat që e rrethojnë. Të punosh me 12 mijë banorët në letra dhe 6500 banorët, që jetojnë aktualisht në Bashkinë e Këlcyrës është paksa e vështirë. Interesat e vockëla mbizotërojnë mbi elementët e jetës urbane. Këlcyra është një nga vendet bujqësore dhe blegtorale më të begata në Shqipëri. Pemtaria është art i çdo banori. Askush më mirë se këta banorë nuk di të kultivojë fikun, ftoin, qershinë, çdo lloj hardhie, mollën, dardhën, por dhe shumë pemë frutore të tjera. Shumë pyesin-po çfarë do të bësh të shkosh në Këlcyrë? Për rreth 75- vjet thjesht kaloje tranzit. Asgjë më shumë. Sot ky qytet i vogël ofron disa atraksione për t’i parë dhe për të kaluar më shumë se një natë. Ka disa hotele, dhe disa bujtina me restorante bashkëkohore: me gatime shumë cilësore moderne të sjella nga përvoja në emigracion, por dhe disa tradicionale. Gryka e Këlcyrës me bukurinë spektakolare: një kanion i madh i veshur me florën dhe faunën më brilante mesdhetare ku gjendet dhe Uji i Zi, një prej burimeve më të papërsëritshëm shqiptare. Prej më shumë se 10 vjet kompleksi bektashian i Alipostivanit është atraksioni më i ri turistik, por dhe një vend pelegrinazhi shumë i veçantë.

Sarajet e Ali Bej Këlcyrës, edhe pse të rrënuara dhe pse pak kohë më parë humbën pinjollen e fundit janë vend ku mund të shkosh. Një rrugë për tek ato do të sillte shumë fitime për qytetin e Këlcyrës. Duke u shtrirë mes maleve Trebeshinë dhe Nemerçkë dhe lagur nga lumenjtë Vjosë dhe Dëshnicë, Këlcyra është një nga vendet që mund të dimërojë dhe verojë mbi 30 mijë krerë bagëti të imta, por dhe një basen i madh gjahu për të gjithë aventurierët, që duan të ushtrojnë këtë lloj sporti. Territori i bashkisë shtrihet në pjesën jugore të vendit tonë dhe kufzohet në veri me bashkinë Skrapar, në jug me bashkinë Përmet dhe Libohovë dhe në perëndim me bashkinë Tepelenë. Qendra e bashkisë është qyteti i Këlcyrës, të cilit i bashkohen Ballabani, Suka dhe Dishnica. Gjithsej, bashkia ka nën administrimin e saj një qytet dhe 49 fshatra. Njësitë administrative rurale karakterizohen nga një numër shumë i lartë i fshatrave që grupojnë, numër ky që varion në 14 -15. Qyteti i Këlcyrës gjithashtu përfshin 5 fshatra. Por do të vinte dita kur një djalë i mirëshkolluar i këtij qyteti do të bëhej dorëzënës që ky qytet të ndryshonte. Se ka pasur aspak të lehtë. Një betejë e gjatë pranimi dhe mospranimi deri sa ky intelektual të arrijë në atë pikë sa t’i rigjallërojë jetën qytetit. Është një djalë i qetë, punëtor: rrjedh nga një familje me shumë tradita, i durueshëm, i qetë i matur, i pjekur që për hir të së vërtetës hallet e Këlcyrës dhe të 6500 banorëve rezidentë të saj, por dhe të atyre 5000 të tjerëve, që janë emigrantë, por vijnë verës në këtë qytet i njef me detaje.

Përvoja e punës së tij flet për një pozitivitet të shumë ndryshimeve të mëdha që ka pësuar Këlcyra. Për hir të së vërtetës ky djalë vendi ka arritur që ta bëjë Këlcyrën me rrugë, me pedonale, me lulishte, edhe pse zhvilloi një betejë të vështirë me shumë banorë të saj, që kishin ndërtuar ndonjë dyqan për të siguruar bukën e gojës, por që duhet ta çlironin qytetin për ‘t’u bërë dhe Këlcyra qytet. Vuri dorë mbi shkollat, mbi ambulancat spitalet, kopshtet, çerdhet, instutucionet kulturore, ktheu traditën e mbrëmjeve me koncerte. Nuk përfitoi asgjë dhe bëri shumë gjëra: aq sa mund të bëhet në një qytet me një buxhet të vogël taksash dhe me një buxhet që ndihmohet nga shteti. Po ky djalë duam s’duam u bë një menaxher shumë i mirë. U bë një avokat i halleve të qytetit. Mbi të gjitha ai di të mbajë përgjegjësi dhe ka këllqe të përballet edhe me probleme të mëdha të banorëve, por dhe të reaksionit që ngjall çdo ndryshim në këtë qytet. Ai është Klement Ndoni aktualisht kryetar i Bashkisë së Këlcyrës. I lindur në Këlcyrë në 1976, ky 45- vjeçar duket sikur është bërë njësh me hallet me lindjet me gëzimet dhe gjëmat e këtij qyteti. Zoti Ndoni ka mbaruar arsimin e lartë për degën Administrim Biznesi, në Universitetin Eqerem Çabej Gjirokastër, si dhe Master Niveli II dhe është zotërues i mirë i gjuhës angleze dhe italiane. Ky 45- vjeçar ka kryer dhe disa kualifikime të tjera profesionale si “Menaxhimi i projekteve publike” Certifikuar ITAP 2010, Decentralizimi i pushtetit vendor, hap drejt integrimit europian” certifikate ITAP 2008, Projekt design & management uorkshop” USAID 2005, Buxhetimi lokal me pjesëmarrjen e komunitetit” USAID 2006. Duke qenë i kompletuar ai ka dhe pjekurinë, përvojën, aftësinë për t’u përballuar me këta banorë, por dhe me qindra hallet e tyre që është munduar t’ua zgjidhë dhe ja ka dalë. Ai e njeh shumë mirë jetën politike të qytetit pasi ka qenë anëtar i Partisë Socialiste që në vitin 1994, mjaft aktiv. Eksperiencat e tij politike dhe të qënit anëtar i Asamblesë së PS, rrethi Përmet si dhe anëtar i Asamblesë Kombëtare të PS, i ka bërë të mundur atij që të ketë mbështetje nga maxhoranca që të zgjidhë shumë halle të këtij qyteti.

Që prej vitit 2011 zoti Ndoni ka shërbyer si Kryetar i Bashkisë Këlcyrë, dhe në këto 10 vjet ka qënë pjesë e halleve të këtij qyteti. Jo vetëm në Këlcyrë, por Klemendi ka hedhur sytë edhe në 49 fshatrat e Bashkisë, që kanë 49 mijë halle. Mbi të gjitha kanë nevojë urgjente për rrugë, që zoti Ndoni troket sa herë që ka mundësi në dyert e Qeverisë dhe të Fondit të Zhvillimit për të siguruar fonde. “E kam sfidë lidhjen e fshatrave me rrugë automobilistike me asphalt,- thotë ai. Ky është prioriteti im që ata banorë të qëndrojnë atje” Emigrimi i ka brejtur këta fshatra, të cilat kanë më pak se një e katërta e banorëve, që kanë pasur. Ndryshe nga jeta urbane e ethëshme në Shqipëri, për këta fshatra Klemend Ndoni duhet të mendojë t’u sigurojë drita, rrugë, shkollim për fëmijë dhe kujdes për shëndetin e tyre. Sa ka mundur ka kthyer shpresën dhe ka përmirësuar jetën e tyre. Ndokush dhe mund të shajë dhe të ofendojë edhe për këto fjalë që thuhen për Bashkinë e Këlcyrës, por Klemend Ndoni, ka rregulluar shumë gjëra: ka normalizuar jetën e këtij qyteti, e ka urbanizuar dhe ka zgjidhur shumë konflikte për tokën, për pronën, ka zgjidhur problemet e varrezave, ka kthyer sytë nga rezervuaret për ujitje, ka ndërtuar tregje, ka rindërtuar shërbimin veterinar, ka rikthyer jetën sportive, ka mbajtur një ekip futbolli, është kujdesur shumë për arsimin. Jeta në Bashkinë e Këlcyrës rrjedh si Vjosa qetë në verë dhe me gjëmime në dimër. Po disa “ura” jetike Klementi i ka ndërtuar si ajo e Mbreshtanit, Grabovës, por dhe disa rrugë e ura mbi Dëshnicë. Ai ka ditur të zgjojë sendimente të traditës përmetare, duke e bërë Këlcyrën sa më përmetare, fshatrat e saj me nga një rrugë lidhëse ku me asfalt dhe ku pa asfalt. Por, flet mendueshëm se si do ta zgjidhë që 49 fshatrat t’i lidhë me rrugë. Ekonomia e tregut në Këlcyrë gëlon, ka biznese serioze, ka dhe disa ndërrmarrje si ajo e gurit dhe përpunimit të qumështit që kanë famë dhe jashtë Shqipërisë. Investimet e Bashkisë së Këlcyrës për rrugën e Malëshovës, janë një frymëmarrje për Zagorinë. Kryetari konfirmon se deri në kishën e diellit në Shën Kristofor do të çojë asfaltin që do të thotë një zagorit të zbresë në Këlcyrë për një orë e çerek dhe për të shkuar në Gjirokastër do dy orë e gjysëm. Asfaltimi i kësaj rruge përmirëson jetën e katër fshatrave të Malëshovës, të Mbreshtanit, të Grabovës, por hap perspektivë për bizneset sidomos për bimët medicinale. Për floririn e Dhëmbelit sherebelën, që e kërkon SHBA me shumicë. Asfaltimi i rrugës do të rrisë biznesin e minierave të gurit, por do të sjellë përfitime për banorët pasi Dhëmbeli është minerë ari me sherbel, çaj, trëndelinë, salep murriz të kuq, trëndafila të egër, vjeshtull, që janë bimë medicinale të ilaçeve që i kërkojnë fabrikat më të mira të botës. 49 fshatrat që Bashkia Këlcyrë ka në administrim kanë problematike rrugët, të cilat janë në gjendje shumë të keqe me gjithë punën që ne si bashki bëjmë për mirëmbajtjen me cakull të tyre,- sqaron kryetari Bashkisë, por është e pamundur që këto rrugë të jenë në gjendje të mirë. Bashkia ka filluar të bëjë me asfalt disa rrugë, të cilat u ka dhënë zgjidhje përfundimtare. Rruga e fshatit Goricë dhe Podgoran-Fushë në njësinë Sukë janë asfaltuar nga bashkia si dhe rruga e fshatit Zhepovë është bërë pjesërisht me asfalt. Momentalisht jemi duke punuar për asfaltimin e rrugës Malshovë pjesë e 100 fshatrave . Iinvestimet për Ballabanin janë investime për të marrë frymë 15 fshatra me baçevanë e mjeshtra të rakisë e verës në kade: kur investon për Tolarin ke investuar për mjeshtra të djathit në fuçitë e lisit e dëllinjës ashtu siç është dhe një mjeshtër i madh babai i Klement Ndonit, Peço Ndoni. Jeta e Këlcyrës filloi tek Ura që shkon në Peshtan të Tepelenës, por do të ishte mirë të thuhej Peshtan i Këlcyrës, ecën deri në Çajup, kthehet mes përmes Dhëmbelit, përfshin Malëshovën, zbret në Kuqar, ngjitet deri në Skrapar, vazhdon deri në Tendën e Qypit, shkon deri afër Tre majave vezë, (tre uva, tre afga), Gllavë, Mali Pilafit dhe Çuka e Çorraj, Maleve Tepelenë, kthehet në majë të Trebeshinës dhe mbyllet në Luadhin e Mezhgoranit. Tërë ky kazan i madh natyror me rreth 303 kilometra katrorë, administrohet nga një djalë vëndi. E përsërisim Klement Ndoni quhet. Një kujdes dhe mbështetje e ka pasë dhe Kryeministri, por sidomos Mirela Kumbaro aktualisht deputete e kësaj zone, por dhe ish Ministre e Turizmit.