Vrau efektivin e “Shqiponjave” në mes të rrugës dhe u arratis, vijojnë kërkimet për kapjen e autorit të dyshuar. Dyshohet se fshihet në…

15
Sigal

Prej dy ditësh, Azgan Mërnica, autori i dyshuar i vrasjes së efektivit të ‘Shqiponjave’, Novruz Canaliaj, ndodhet në arrati.

Teksa policia ka ngritur postblloqe dhe po vijon kërkimet për kapjen e tij, ende nuk është rënë në gjurmët e të riut, që mesditën e së hënës vrau me armë zjarri policin, i cili për pak niste shërbimin. Ndonëse dje u pohua se policia kishte marrë sinjalizime se Mërnica mund të kishte dalë nga Fieri dhe se mund të ishte fshehur në Tepelenë apo Gjirokastër, ka dyshime se i riu fshihet në zonën e Apollonisë.

Ndërkohë, ditën e sotme efektivi, i cili ishte martuar vetëm 1 muaj më parë, do të përcillet për në banesën e fundit. Deri më tani nuk dihen shkaqet e vërteta që çuan te krimi, që ndodhi në sy të nënës së autorit të dyshuar, në Baltëz të Fierit.