Të shtëna me armë në Bulqizë, qëllohet në drejtim të një makine të parkuar

19
Sigal

Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë në këtë mesditë.

Mësohet se është qëlluar në drejtim të një automjeti. Raportohet se mjeti ishte parkuar,  ndërsa fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar.  Pritet që të tjera detaje të dalin në dritë.

“Rreth orës 17.30, në aksin rrugor Bulqizë-Fushë Bulqizë, shtetasi F.T., dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të parkuar, në pronësi të shtetasit A.P. Nga të shtënat nuk ka persona të dëmtuar. Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër dhe ato të Komisariatit Bulqizë, po kontrollojnë zonën me qëllim kapjen e autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje”, sqaron policia.