Siri Çarçani, K/prokurori dhe diplomati i karrierës njohja me Qemal Stafën dhe Vasil Shanton

1380
Sigal

Siri Çarçani: Brigada e VII me luftime në 3200 km, më mësoi se liria fitohet mes plumbave

 Në listën e 56 të pandehurve për rrëzimin e mbretit Zog

Si u njoh diplomati i karrierës, Siri Çarçani me Qemal Stafën dhe Vasil Shanton

Nga Astrit Miho

Zgjuarsia është një dritë hyjnore, ndriçimi i së cilës ndrit jo vetëm mbi sipërfaqen

e sendeve, por edhe në brendësinë e tyre.

Sami Frashëri

Siri Avdul Çarçani, u lind në Fushë Bardhë në 1920, u nda nga jeta ne vitin 2007. Fillimisht, ai u shkollua me arsimin fillor në fshat. Babai, Avduli mbasi vetë ishte i shkolluar jashtë, mendoi dhe u kujdes për shkollimin e të birit Siriun, atë e regjistroj konviktor në Sarandë, pastaj në liceun Francez, apo siç quhej edhe liceu Franko – Zviceriani Gjirokastrës (Sot Gjimnazi Asim Zeneli). Ky lice, kishte të gjithë stafin e pedagogëve bashkë me drejtorin francez Viktor Kutan. Gjimnazisti i ri ishte regjistruar në këtë lice së bashku me kushëririn e tij Adil Çarçanin, të dy banuan në Lagjen Palorto tek shtëpia e miqve të prindërve të tyre, në shtëpinë e intelektualit gjirokastrit Baftjar Dobi. Shpejt Siriu është dalluar në mësime duke u arsimuar nga ky staf Francez me një kërkesë dhe me një kulturë Franceze, duke studiuar në gjuhët Frëngjisht dhe Italisht. Në këtë lice do të mësonte vjershat e rilindësve tanë Shqiptarë, Naimin, A. Z. Çajupin, Mjedën, do të studionte për patriotët Çerçis Topullin, Petro Nini Luarasin, do të njihej edhe me shkrimtarë të mëdhenj Francezë si La Fonatine, Viktor Hygo etj. Rruga ishte e mire por liceu francez fatkeqësisht të nuk zgjati se mbretëria do ta mbyllte, mbasi vdes edhe drejtori në Francë, kështu Siriu do të vazhdojë shkollën me një gjysmë burse në një gjimnaz tjetër në Shkodër. Në këtë gjimnaz njihet me gjimnazistin Qemal Stafa bashkë themeluesin e Grupit të Shkodrës, Vasil Shanton dhe me plotë pjesëtarë të tjerë në grupin e të rinjve të gjimnazit, dhe kështu gjatë vitit 1938 ka marrë pjesë gjerësisht në Grupin Komunist të Shkodrës, me një aktivitet të shtrirë edhe në Tiranë, dhe Gjirokastër.

ÇARÇANËT NË FUSHË BARDHË

Ky fis është i vendosur në një lagje të veçantë në Fushë Bardhë, mbas rrapit madhështor që ngrihet në qendrën e fshatit, shtëpitë e tyre historikisht ju ngjajnë shtëpive të trashëgimisë kulturore Shqiptare, me kulla tipike që tregojnë jetë gjatësi në vite, me mure guri të skalitur mirë dhe të rrethuara në lartësi. Fisi i Çarçanëve e ka origjinën nga dy degë, nga ku është formuar ky fis. Një degë është se Çarçanët janë nipa të Kapedanit Patriot, Çelo Picari dhe së dyti, janë me prejardhje nga fisi i madh i Kapedanëve Gjika të Qeparoit, të ardhur e të vendosur në Zhulatin e vjetër historik. Pikërisht, përherë nga ky fis, ka pasur njerëz të arsimuar dhe të shkolluar jashtë shtetit, në lindje apo në perëndim. Po nga ky fis kanë dalë njerëz me emër dhe intelektualë të zotë, komandantë apo deri ish zv. Kryeministri dhe më vonë për 10 vjet Kryeministër i Shqipërisë Adil Çarçani. Fisi i Çarçanëve kishte prona të mëdha në Rrëzomë e në Finiq të Delvinës. Gjithashtu Familja e Avdul Çarçanit kishte plotë prona, në fillimin e shekullit të kaluar, ai kishte edhe një kafe e dyqan ushqimore me artikuj industrial pranë shtëpisë, tek rrapi shekullor në qendër të fshatit Fushë Bardhë. Shumë vite më parë, unë kam dëgjuar nga prindërit e mi, se Siriu, kohën e fëmijërisë së tij, e ka kaluar në punë në dyqanin e familjes. Kjo familje dallohej në fisin e Çarçanëve, me trashëgimi se kishte njerëz të ngritur e të kulturuar por edhe me një gjendje të mire ekonomike. Edhe nëna e Siriut, Lule Çarçani, ishte vajza e Mersin Gjoçës nga Zhulati, një fis shumë i dëgjuar për patriotizmin e tyre në Labëri, me prona në Korfuz, në Athinë edhe në Kretë. Pra gjyshi Mesin Gjoça ishte Fanolist, për reputacionin që ai kishte në Krahinën e Kardhiqit, u zgjodh deputet me qeverinë e F.S. Nolit dhe më vonë, megjithëse ishte kundërshtar i sistemit të mëvonshëm, mbreti i shikonte vlerat e tij, ai vendosi ta falë atë, dhe Mersini vazhdoi të zgjidhet Deputet për Gjirokastrën.

JETA MBASË KOLEGJIT

Direkt fillon punë, emërohet në Komunën e Semanit të Fierit, pastaj me ndërhyrje largohet dhe caktohet sekretar në Komunën e Prongjisë, më vonë sekretar në Prefekturën e Gjirokastrës, por në këtë detyrë nuk qëndroi gjatë për arsye se Siriu kishte lidhjet e tij të mëparshme me një veprimtari politike me Grupin Komunist të Shkodrës, dhe me një aktivitetit të ngjeshur në Tiranë. Në shkurt të vitit 1939, në Tiranë u organizua gjyqi për 56 të pandehur, se të gjithë këta akuzoheshin së donin të rrëzonin regjimin e Mbretit, të gjithë këta pjesëtar ishin anëtarë grupit të rinjve të Shkodrës. Me zgjuarsi dhe pa rënë sy, largohet nga kjo zyrë, pasi ishte i rrezikuar, ikën larg dhe vendoset në Sheper të Zagorisë. Pikërisht, ishte momenti se Siriu ishte në listën për tu arrestuar, por mbas dy muajve nga ardhja e pushtimit Italian ai ishte i lirë, për situatat e krijuara dhe nga amnistitë e shpallura ai vazhdoi punë në Tiranë. Siriu ishte i bindur dhe e kishte kuptuar mirë, rrugën që kishte zgjedhur, me sakrificat, rreziku i kërcënohej, tani nga Fashizmi Italian që ishte i organizuar mjaftë mirë. Ai mbajti lidhje me prindërit në vendlindje, si dhe në muajin shkurt 1942 merr pjesë në Fushë Bardhë si organizator në formimin të Çetës së parë partizane në Krahinën e Kardhiqit, që në shenjë respekti dhe kujtimi të heroit Çerçiz Topulli, kjo çetë, u quajt Çeta “Çerçiz Topulli”. Siriu ishte në shtabin drejtues të çetës. Më vonë, ai u rreshtua në Balationin Partizan “Rinia e Kurveleshit” në Batalionin “Asim Zeneli”, në Brigadën e Shtatë Sulmuese ai caktohet shef i agjitacionit dhe i propagandës. Këtë detyrë të cilën e kreu me nder, deri në muajin maj 1945, një rrugë mjaftë e gjatë që ndoqi Brigada e Shtatë sulmuese nga Vlusha e Skraparit deri në Vishegrad, një itinerar mbi 3200 km rrugë, luftë heroike, kundër pushtuesve të huaj e tradhtarëve të vendit dhe me kthim nëpërmjet Kosovë – Shqipëri. Siriu thoshte: Brigada e VII me luftime në 3200 km, më mësoi se liria fitohet mes plumbave

JETA , FAMILJA E SIRI ÇARÇANIT

Siriu, krijon familje dhe martohet me Bukurije Pitarka nga Dibra e Madhe. Bukurije Pitarka, përmendim është motra e Artistit të Popullit Sulejman Pitarka. Ka dy vajza Luljeta dhe Tamara të arsimuara dhe në familjet e tyre ndjekin identitetin si pasardhëse të fisit Çarçani.

PUNA DHE KARRIERA DIPLOMATIKE

Në vitet e para mbas çlirimit punon me detyrë në sektorin e organizimit dhe të drejtimit të Ministrisë së Brendshme, punon hetues dhe mbas Bedri Spahiut caktohet në detyrën e Prokurorit të Përgjithshëm. Detyra e Prokurorit të Përgjithshëm për Siri Çarçanin ishte e vështirë, ishte me shumë çështje të bujshme dhe me plotë problematikë për kohën. Ai tregohet burrë me karakter që fjala e tij zinte vend. Gjithashtu zgjuarsia dhe qetësia e tij ishin virtytet në karakterin dhe ndershmërinë e tij, vetëm në zbatimin e ligjit me korrektësi, ku me përfundimin e kësaj detyre ai do të largohej nga ky institucion i shtetit duke lënë një emër të mirë si Prokurori i Përgjithshëm. Siri Çarçani, i takon që në tërë jetën e tij të merret me punë diplomatike, në Ministrinë e Jashtme. Ai caktohet Ambasador në Çekosllovaki për 7 vite rresht dhe për 5 vite të tjera Ambasador në Korenë e Veriut. Në vitet e fundit të punës, caktohet drejtor dhe shef Protokolli në Ministrisë së Jashtme. Kudo punoi ku Siri Çarçani dhe në çdo detyrë që ju ngarkua, atë e kreu me sukses. Ai punoi për atdheun e tij, atë e karakterizonte zgjuarsia, serioziteti dhe urtësia. Ndershmëria ishte karakteri i tij, mirësjellja, bujaria dhe kthjelltësia në parimet e tij, për të zgjidhur çdo problem në interes të atdheut të tij. Çdo njeri do të mendohet dhe mund të thotë: shumë mirë kur në rini, familja e tij ishte në gjendje të mirë ekonomike dhe kur kishte plotë prona dhe nuk vuante në varfëri si ishte vetë koha kur Kombi Shqiptarë ishte në mjerim e totalisht në skamje, ku vetë sistemi ishte me një prapambetje shumë të madhe të zhvillimit të shoqërisë, ky njeri mendoi se cila ishte rruga e së ardhmes. Ai zgjodhi dhe do të jepte kontributin e vetë, se kjo ishte rruga e përparimit të Shqiptarëve. Ai vetë zgjodhi këtë rrugë…të vejë në luftë bashkë me të motrën Republikën ku atje mundë edhe të vritej, por mbi të gjitha ai vuri idealin për Kombin e vetë, Atdheu është mbi të gjitha. Pra, ky ishte Diplomati i karrierës Siri Çarçani!.