Suplementi Pena Shqiptare/ Bledi Ylli: Më braktis shumë herë nxituar

Më braktis shumë herë nxituar

E unë plas kur nuk të gjej

NOA

S’ mund të them jam dashuruar

Por as mund të them çfarë ndjej!

 

Je në fund të çdo fjalie

Sytë e tu janë vargëzim

Buzët…, tinguj melodie

Dhe lëkura jote, rimë!

 

Zëri yt është etje-shuhes

Si në shkretëtirë, oazet

Ti, ke një vështrim tundues

Që nuk i mungojnë dhe nazet…

 

Shpirti yt i brishtë, kristal

Duhet mbajtur mirë ndër duar

Janë të pakta këto fjalë

Sado pak për të përshkruar.

 

Nuk e di sa munda t’ them

Çfarë kuptove me aq sa fola

Këto vargje janë poemë

Me një frymë për ty i shkrova.

 

E kur ti lexosh të shkruar

Do të t’ qeshin buzë e sy

S’mund të them jam dashuruar

As edhe çfarë ndjej për ty!