Zjarr në qendër të Durrësit, flakët në një godinë banimi, tymi mbulon zonën

Një zjarr ka rënë në qendër të Durrësit, në afërsi të kishës katolike Shën Lucia dhe pranë bashkisë.

Paraprakisht bëhet me dije se zjarri ka rënë në një godinë banimi ku qëndrojnë priftërinjtë.

NOA

Zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit.