Protesta e 43-të radhazi/ Pankartat ironike të qytetarëve ndaj Qeverisë: Jo spektakël, por llogaridhënie

Mijëra qytetarë u mblodhën edhe sot në Sheshin “Skënderbej” në protestën e 43-të kundër qeverisë së Edi Ramës.

Përpara nisjes së marshimit drejt Kryeministrisë, protestuesit shfaqën pankarta me mesazhe kritike dhe ironizuese ndaj kryeministrit.

NOA

Përmes tyre, qytetarët përcollën pakënaqësitë e tyre ndaj qeverisjes, duke kërkuar përgjegjësi dhe llogaridhënie, ndërsa theksuan se vendi ka nevojë për zgjidhje konkrete dhe jo vetëm për spektakle.