E rëndë/ Vritet me çifte një 22-vjeçar

397
Sigal

Mbrëmjen e djeshme, një 22-vjeçar është vrarë në fshatin Nec të Gjakovës dhe policia njofton se ka arrestuar një person.

“Është arrestuar i dyshuari pasi me pushkë gjuetie ka qëlluar për vdekje viktimën mashkull kosovar.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar tri pistoleta, një pushkë gjuetie, një pushkë ajrore, 26 fishekë dhe një predhë e fishekut”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Policia bën të ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në paraburgim, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi.