Fondet “avullojnë”/ Qeveria dha 108 mln euro për rindërtimin pas tërmetit, por 4 mijë nxënës ende zvarriten me mësimin me turne

51
Sigal

Mbi 4 mijë nxënës, të 12 shkollave të parindërtuara ende pas dëmtimit nga tërmeti, vijojnë të zhvillojnë mësimin me turne në Durrës. Mësimi me turne ka shfaqur dy probleme te fëmijët, së pari ata nuk arrijnë të zhvillojnë një proces mësimor normal, ndërsa së dyti është pjesa e sigurisë fizike të fëmijëve. Këtë gjë e tregojnë vetë prindërit që shpesh u duhet të lënë dhe punën për të shoqëruar fëmijët në shkollë. Nxënësit tregojnë se për shkak të mësimit me turne, detyrohen që një pjesë të mësimeve të mos i bëjnë. Procesi i rindërtimit të shkollave vijon të zvarritet në Durrës, ku të paktën 12 institucione arsimore duken ende larg rindërtimit, çka sjellë pasoja për fëmijët. Gjithashtu pushteti lokal ende nuk ka bërë të ditur se kur do të marrë fund kjo zvarritje e rindërtimit, ndërkohë që nga qeveria çdo vit shpenzohen miliona euro për rindërtimin, duket se te arsimi pak para po shkojnë.