Qëllohet me libra e lapsa ministria e Arsimit, studentët thirrje: Duam bursa, duam dije, jo pallavra qeveria

781
Sigal

Qindra studentë po protestojnë para ministrisë së Arsimit në Tiranë duke kërkuar anulimin Vendimit të Këshillit të Ministrave për miratimin e kufitit maksimal të tarifës vjetore, përgjysmimin e tarifës, dhe përmirësimin e kushteve në konvikte.

Gjatë protestës studentët kanë qëlluar me bidona uji,  lapsa dhe libra drejt godinës së ministrisë së Arsimit duke thirrur “Duam bursë, duam dije, pallavra qeveria”.

Përfaqësues të Ministrisë së Arsimit janë përpjekur që të diskutojnë me ta por ka qenë e pamundur pasi ata nuk kanë pranuar të futen brenda Ministrisë së Arsimit.

Në një komunikim për mediat ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ka deklaruar se studentët kanë pranuar që të takohet për të biseduar. Por vetë studentët kanë mohuar të kenë takuar ministren dhe refuzojnë të takohen.

Nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre ata kanë bërë thirrje për revolucion studentor: “Revolucion studentor. Revolucion studentor, revolucion studentor, ne nuk jemi bankomat, nuk tërhiqemi’. ” Jo negociata me ministren arrogante dhe injorante”,  janë dëgjuar të thërrasin studentët.

Ndërkohë është bojkotuar mësimi edhe në universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, nën shembullin e studentëve të Universitetit të Tiranës, ata kanë braktisuar auditorët dhe kanë paralajmëruar se nuk do të tërhiqen nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre.

Studentët e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës janë sot në ditën e dytë të protestës. Ato kanë bojkotuar sërish mësimin pasi janë kundër tarifës për provimet që jepen me kredite.

Nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre ata kanë bërë thirrje për revulucion studentor “Revolucion studentor. Revolucion studentor, revolucion studentor, ne nuk jemi bankomat, nuk tërhiqemi’. ” Jo negociata me ministren arrogante dhe injorante”,  janë dëgjuar të thërrasin studentët.

“Dilni jashtë” “Duam ministren”, ”Anulo vendimin”, “Mbani përgjegjësi”,  janë disa nga thirrjet e studentëve drejtuar Ministrisë së Arsimit.

Ata kërkojne gjithashtu që pagesa e tarifës së shkollës të kryet në muajin janar, ashtu si për çdo vit tjetër dhe jo në muajin dhjetor.

Studentët të cilët janë vetëorganizuar, kanë bojkotuar mësimin pasi kërkojnë plotësimin e tre pikave:
1. Heqjen e pagesës për kredite të provimeve të mbartura
2.Shtyrjen e afatit të pagesës vjetore
3.Bërjen e pagesës me këste

“Lëvizja Për Universitetin dhe aktivistë të saj i janë bashkuar dhe solidarizohen me kërkesat e tyre, pasi universiteti duhet të jetë në bazë të meritës dhe jo parave. Universiteti banohet nga studentët, prandaj studentët duhet të vendosin!“- shkruhet në njoftimin e Lëvizjes për Universitetin.