Bora dhe i ftohti bllokojnë Elbasanin, mbi 3 mijë familje, pa energji elektrike

677
Sigal

Moti i acartë dhe temperaturat e ulëta kanë mbërthyer një pjesë të mirë të vendit duke krijuar problem të shumta.

Bëhet e ditur se mbi 3 mijë familje në fshatrat malore të bashkive të Elbasanit, Librazhdit dhe Prrenjasit kanë mbetur pa energji elektrike.

Përvec kësaj një numër i madh shkollash në këto rrethe vijojnë të jenë të mbyllura për shkak të motit.

Probleme me shkollat janë raportuar edhe në Gramsh dhe Peqin ndërkohë që të gjitha shkollat e Librazhdit janë të mbyllura.