Shtohen forcat e KFOR në kufi me Serbinë, 400 forca shtesë për paqeruajtjen

55
Sigal

Misioni paqeruajtës i KFOR në Kosovë tha të enjten se rreth 200 ushtarë britanikë dhe më shumë se 130 trupa shtesë nga Rumania kanë arritur në Kosovë dhe iu bashkuan kontingjentit të Britanisë së Madhe. Tashmë në Kosovë kanë dislokuar 400 trupa shtesë të përforcuar misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë. “Dislokimi vjen pas sulmit të dhunshëm ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator dhe rritjes së tensioneve në rajon për të përmirësuar praninë e KFOR-it në veri të Kosovës dhe patrullimin përgjatë vijës kufitare administrative”, u tha nga KFOR. Shtimi i trupave bazohet në një kërkesë të Komandantit Suprem të Aleatëve të NATO-s në Evropë dhe u miratua nga Aleatët në Këshillin e Atlantikut të Veriut si një hap i kujdesshëm për të siguruar që KFOR-i të ketë forcat që i nevojiten për të përmbushur mandatin e tij të OKB-së për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit në Kosovë. Aktualisht KFOR ka në Kosovë rreth 4.500 trupa .