Popullsia e Indisë do ta tejkalojë atë të Kinës brenda 7 vjetësh

683
“Raporti mbi parashikimin e popullsisë botërore” i publikuar të mërkurën nga OKB-ja parashikon se popullsia e Indisë mund të tejkalojë atë të Kinës brenda 7 vjetësh, ndërkohë India ka mundësi të bëhet vendi me popullsinë më të madhe në botë.
Raporti thekson se popullsia e Indisë mund të arrijë në 1.5 miliardë në vitin 2030 dhe ky numër do të rritet vazhdimisht në disa dekada më pas. Ndërkohë numri i popullsisë së Kinës mund të pakësohet.
Dokumenti thekson se përqindja e rritjes së popullsisë botërore arriti kulmin në vitet ’60 të shekullit të kaluar, por në vitet ’70 u ul deri në 1.18%.
Në vitin 2050, popullsia botërore do të shtohet nga 7.3 miliardë deri në 9.7 miliardë. Sipas John Wilmoth, zyrtar i organizatës që merret me çështjet ekonomike dhe shoqërore, popullsia do të shtohet kryesisht në rajonet e pazhvilluar.
“Kjo shkakton vështirësi për zhdukjen e varfërisë dhe të padrejtësisë, ndaj dhe është fokusi i realizimit të zhvillimit të vazhdueshëm”, tha Wilmoth.