VIDEO/ Momenti i shpërthimit katastrofik në kryeqytetin e Libanit. Ushtria zbarkon në rrugë

96

Shpërthimi i fuqishëm në portin e kryeqytetit të Libanit është thuajse i ngjashëm me atë të një bombe bërthamore.

Momenti i dy shpërthimeve të njëpasnjëshme, është filmuar në kamera. Tashmë është zyrtare që shpërthimi ka ndodhur brenda një fabrike fishekzjarrësh.

Ushtria e vendit ka dalë në rrugë për të menaxhuar situatën. Flitet për shumë të plagosur, por nuk përjashtohen as viktimat duke pasur parasysh shpërthimin e fuqishëm që ka dëmtuar rëndë edhe shumë ndërtesa përreth.

Rrugët e Bejrutit lindor u bllokuan ndërsa makinat u përpoqën të iknin nga ajo zonë dhe këmbësorët u derdhën në trotuare. Motoçiklistët kapën të plagosurit për t’i çuar në spitale. Një burrë, duke ecur kundër valës së furishme të njerëzve, bërtiti që të gjitha rrugët ishin të bllokuara.