Qeveria britanike prezanton planin, kush hyn në MB do të karantinohet për 14 ditë

278
Sigal

Çdo person që do të mbërrijë në Mbretërinë e Bashkuar pas datës 8 qershor, do të karantinohet për një periudhë 14 ditore.

Ky plan u prezantua nga qeveria britanike ditën e sotme, në përpjekje për të shmangur një valë të dytë të koronavirusit.

Udhëtarët që do të hyjnë në kufirin britanik, do të karantinohen në banesat e tyre dhe nëse kjo gjë nuk është e mundur, qeveria do të marrë masa për karantinimin e tyre.

Personat që nuk do të zbatojnë këtë rregull, rrezikojnë një gjobë prej një mijë paund. Për këta persona do të ketë kontrolle rutinë nga autoritetet, në adresat që do të deklarojnë në kufi.

Ky rregull do të aplikohet edhe për britanikët që vendosin të shkojnë me pushime jashtë vendit. Në kthim ata do të duhet të izolohen për 14 ditë.

Nga ky rregull do të përjashtohen vetëm shoferët e kamionëve dhe personeli mjekësor.