‘Agjencia e censurës’/ Përfaqsuesit e 8200 gazetarëve të Ballkanit, letër Komisionerit Varhelyi: Shqipëria pastandarte të lirisë së medias.

226
Sigal

 

Letër BE-së: Shqipëria duhet të sigurojë që standardet evropiane të lirisë së shprehjes

Me krijimin e Agjencisë për Median dhe Informimin, Edi Rama ka arritur kulmin e sjelljes së tij shtetërore për të mbajtur nën kontroll informacionin dhe çdo media kritike dhe investigative, ndaj pushtetit të tij. Në këtë situatë, gjashtë shoqata gazetareske të Ballkanit Perëndimor, që përfaqësojnë më shumë se 8200 gazetarë, janë bërë bashkë duke  i shkruar në mënyrë alarmante Komisionerit të BE -së për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi.

Gjithashtu në dijeni për përshkallëzimin e censurës ndaj mediave në vendin tonë vihen edhe Federata Evropiane e Gazetarëve dhe Unioni Evropian të Transmetuesve. Nën ombrellën e Rrjetit SafeJournalist, të gjashta shoqatat e mëdha kërkojnë reagim, mbështetje dhe ndihmë nga BE në ruajtjen e lirisë së shprehjes dhe lirisë së medias në Shqipëro, sipas kritereve të Kopenhagenit, pjesë përbërëse të kritereve të pranimit të vendit në BE.

 

“Shqipëria duhet të sigurojë që standardet evropiane të lirisë së shprehjes dhe medias të respektohen”, thuhet në letrën e nënshkruar nga Shoqata e Gazetarëve BH, Sindikata e Mediave të Malit të Zi, Shoqata e Gazetarëve Kroatë, Shoqata e Gazetarëve të Kosovës, Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë dhe Shoqata e Pavarur e Gazetarëve të Serbisë.

Shqetësimi i parë i ngritur në këtë letër, lidhet me zgjedhjen e vonuar të Drejtorit të Përgjithshëm të Transmetuesit Publik, (Radio Televizioni Shqiptar- RTSH), proces i cili i ka tejkaluar shtatë muaj. “Ne shprehim shqetësimin tonë se nuk ka një justifikim thelbësor për vonesën në zgjedhjen e një Drejtori të Përgjithshëm të ri, roli i të cilit është vendimtar për performancën e RTSH si media e vetme e shërbimit publik në Shqipëri,” thuhet në letër. Organizatat ngritën shqetësime lidhur me propozimet e drejtorit kalimtar për të ndryshuar strukturën organizative përtej mandatit të tij. Kjo, thanë ata, mund të çojë në abuzim të mundshëm të pushtetit, i cili “mund të ndikojë në lirinë e përgjithshme të mediave në Shqipëri”.

Çështja e dytë e ngritur është krijimi i një Agjencie të re për Media dhe Informacion, e cila synon që të centralizojë të gjithë komunikimin qeveritar, do të monitorojë mediat dhe opinionin publik dhe do të udhëhiqet nga zëdhënësi i kryeministrit Edi Rama. Në letër, Gazetarët e Sigurt shprehën shqetësime se kjo do të mbyllë derën për gazetarët, veçanërisht ata investigativë ose kritikë, duke penguar më tej lirinë e medias.

Këto çështje janë ngritur në kontekstin e një legjislacioni që është aktualisht në pritje në parlament. “Paketa kundër shpifjes” është një grup dispozitash që do t’i fusë të gjitha mediat online nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë të Autoritetit të Mediave Audiovizive të caktuar nga qeveria. Njësia ekonomike do të ketë fuqinë të vendosë gjoba të konsiderueshme, të urdhërojë tërheqje dhe të zbatojë pop -up kundër çdo media që konsideron se ka shkelur rregullat mbi lajmet e rreme dhe shpifjet. Parlamenti shqiptar kohët e fundit emëroi ish-shefin e komunikimit të Ramës për të mbikëqyrur bordin, pavarësisht thirrjeve nga delegacioni i BE-së në Tiranë dhe organizatat e medias për të siguruar që njësia të mbetet e pavarur.

“Paketa kundër shpifjes” u votua nga parlamenti dhe më pas vuri veton nga Presidenti i vendit Ilir Meta. Tani përsëri në parlament, kërkon një shumicë të thjeshtë votash për t’u bërë ligj