Biznesmeni Ilir Trebicka pritet të ndërtojë pranë Ranës së hedhur në Lezhë, zonë e shpalllur “Monument Natyre” prej vitit 2022. Të dhënat për këtë investim ndodhen në Librin “Dosjet Shqiptare”. Ndërtimi përfshin 2 fshatra turistik si dhe një kullë rrëzë detit pavarsishtë se kjo zonë statusin “Monument Natyre”, si një dunë bregdetare në detin Adriatik, në veriperëndim të Shëngjinit.
Biznesmeni Ilir Trebicka pritet të ndërtojë pranë Ranës së hedhur në Lezhë, zonë e shpalllur “Monument Natyre” prej vitit 2022. Të dhënat për këtë investim ndodhen në Librin “Dosjet Shqiptare”. Ndërtimi përfshin 2 fshatra turistik si dhe një kullë rrëzë detit pavarsishtë se kjo zonë statusin “Monument Natyre”, si një dunë bregdetare në detin Adriatik, në veriperëndim të Shëngjinit. Është një plazh i pastër rreth 4 km, i formuar nga duna rëre, ku më e madhja është e vendosur në shpatin e kodrës dhe arrin lartësinë deri në 80 m, ndërsa të jep pamjen sikur rëra derdhet nga mali në det. Mirëpo, në këtë zonë parashikohen të ndërtohen kulla, ndërsa janë në proces të marrjes së lejes së ndërtimit. Nuk është ende publik zhvilluesi.Po ashtu, është projektuar nga Alvaro Siza edhe një masterplan për dunën, ku zhvillues është “Gruppo IDA” dhe inxhinierë Ilir Trebicka dhe Klodiana Kucuku.“Në shpatin jugperëndimor mbi Adriatik, midis Malit të Zi dhe Shëngjinit, plani i Ranës së Hedhun është hartuar për të përcaktuar dhe organizuar territorin dhe ndërtesat e tij”, thuhet në përshkrimin që shoqëron projekt-idenë. Në vitin 2023 studio e arkitetkit Alvaro Siza së bashku me Camilomorën pjesë në masterplanin, kohë kur ende nuk ishin bërë ndryshimet ligjore për ndërtimet në zonat e mbrojtura. Projekti është zbuluar në librin “Dosjet Shqiptare”, nga arkitekti portugez Alvaro Siza, I cili tregon se “pas një rekomandimi nga Camilo Rebelo, I cili ishte tashmë I angazhuar në një project për një kullë në Tiranë, u prezantova me kryeministrin, Edi Rama. Më pas u ftova të realizoja një studim për planin e përgjithshëm “masterplanin” e një pjese të bregdetit shqiptar në Adriatik. E pranova këtë angazhim me kusht që Camilo Rebelo të përfshihej edhe në fazën e zbatimit të këtij plani”.




















